
EDUKIMI ME ANË TE VEPRËS, E JO TË GJUHËS
Shumica e prindërve edukimin e konsiderojnë vetëm këshillë, urdhër dhe ndalim. Pikërisht për
këtë arsye, në kohën kur fëmija e arrin moshën e adoleshencës dhe e kupton të mirën dhe të keqen,
fillon me këshillimin e tij, duke mos pasur parasysh se një veprim i tillë është plotësisht i gabuar.
Prindërit duhet ta dinë se edukimi i fëmijës fillon që nga dita e parë e lindjes së tij. Fëmija, me anë të
shikimit filmon percepton gjithçka përqark dhe tek ai ndikon çdo sjellje e mirë ose e keqe e prindërve.
Në mënyrë të ngadalësuar, duke u rritur, ai imiton veprat e të rriturve. Fëmija, shikimet e veta i
mban vazhdimisht në drejtim të prindërve, sjellja dhe fjalët e tyre, ai e humbet besimin tek ata nëse
sheh diçka të keqe.
Nëse prindërit dëshirojnë që të kenë një fëmijë të pastër, të zgjuar, dashamirës, të sjellshëm, besimtar
dhe bamirës, me anë të veprave duhet t’ia mësojë atij këto vepra të merituara.
Hz. Aliu r.a. ka thënë: “Ai i cili është prijës i njerëzve, së pari duhet ta edukojë veten, më pas të
edukojë të tjerët me anë të gjuhës, duhet t’ia mësojë sjelljen të tjerëve me anë të sjelljes së mirë të
vet” .
Hz.Aliu r.a. gjithashtu ka thënë:”Respektojeni të rriturit që edhe fëmijët tuaj t’u respektojnë
juve.”
Vazhdon në numrin e ardhshëm të revistës VLERA.