Aktualitete

Editoriali

ditoriali “E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman.” (Sure “Fusilet”, ajeti, 33)

Të nderuar lexues, Revista Vlera ka nderin të prezantojë këto tema të llojllojshme edukative nga mësimet e kulturës islame, të cilat janë mendime, studime, dituri të thella dhe të pastra nga Islami burimor pra shkolla e Ehlul Bejtit a.s, njëherit të ju urojë Festën e Fitr Bajramit. Puna jonë është zëri përhapjes së Fjalës së Zotit të Madhëruar, Kur’anit të Shenjtë, traditës së pastër profetike si dhe kulturës së Ehli Bejtit pra Familjes së Pejgamberit s.a.a., duke qen larg çdo fanatizmi verbues. Këtë radhë për juve lexues të nderuar kemi përgatitur një artikull i cila përshkon me kohën dhe muajin në të cilin gjendemi, tema e radhës është:
Leximi i Kuranit fisnik gjatë muajit Ramazan

Vepra më e bukur, më e lavdëruar gjatë muajit Ramazan është leximi i librit të shenjtë Kuranit Fisnik, i cili ka zbritur i përmbledhur në këtë muaj, prandaj ne duhet t’i kushtojmë më shumë kohë dhe rëndësi të veçantë leximit të Kuranit Fisnik qoftë në gjuhën arabe apo në gjuhën tonë shqipe. Kurani Famëlartë është libri hyjnor, vlen për të gjitha kohërat si dhe dispozitat e tij janë të vlefshme për të gjithë njerëzimin. Ai ka zbritur nëpër etapa dhe raste të njëpasnjëshme, si dhe në muajin e shenjët të Ramazanit u përmblodh në Natën e Kadrit në zemrën e pastër të Pejgamberit Muhamed s.a.a.

Mësimi, leximi dhe studimi i Kuranit Fisnik nuk e për
ME EMRIN E ALLAHUT, TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRPLOTIT

cakton dhe kufizon moshën, sepse adhurimi (ibadeti) më i pëlqyer është marrja e diturisë qoftë edhe në prag të vdekjes. Pejgamberi s.a.a. na ka këshilluar me fjalë mjaftë bindëse duke argumentuar se: “Gjumi i dijetarit është më i mirë se namazi i të paditurit” Gjithashtu Imam Sadiku a.s ka thënë; “Është detyrim për njeriun që të mos vdes pa e mësuar Kuranin a.m., ose së paku vdekja ta takoj duke qenë në të mësuarit e shkronjave të Kur’anit a.m.” Për ta ndier në shpirt dobinë e leximit të Kuranit ne duhet të i përmbahemi ajetit Kuranor i cili thotë: “Nuk e prekin atë përveç të pastërve” sure el-vakia,ajeti 79. Sipas transmetuesve të mëdhenj të Kuranit ky ajet ka dy domethënie, domethënia e parë është se njeriu nuk ka të drejtë t’i prek shkrimet e Kuranit Fisnik pa pastruar veten fizikisht, kjo nënkupton marrjen e abdesit dhe mosqenia xhunub. Domethënia tjetër më e thellë është që nëse doni ta kuptoni Kuranin fisnik, duhet ta pastroni veten tuaj nga veset e liga dhe imoraliteti.

EFEKTET E LEXIMIT TË KURANIT

Leximi i Kuranit është pranvera e zemrës së njeriut, por dallojnë efektet e Kuranit në zemrat e lexuesve si dhe dëgjuesve. Në Kuran thuhet se atë e prekin të pastërtitë, gjithashtu edhe ne hadithe të Dërguarit të Allahut thuhet se leximi i Kuranit duhet bërë me sinqeritet dhe nga kjo vërtetojmë se është shumë me rëndësi pastërtia në lexim në mënyrë që të shijojmë kënaqësinë dhe begatitë e këtij Libër të Shenjët.
Kur e lexojmë Kuranin në mënyrë automatike kuptojmë se ai lexim, apo ato fjalë vinë nga mendja jonë, nga goja dhe dalin jashtë në hapësirën ku gjendemi. Paramendojmë pra, nga cila mendje vjen, nga cila gojë kumtohet apo theksohet si dhe në cilin ambient dëgjohet? Nëse mendja jon nuk ka mendime negative për të tjerët, nuk mendon keq për të tjerët , nuk është pesimiste, nuk bënë mëkate
4
duke paragjykuar, atëherë ajo mendje dha ai lexim dallon nga mendja dhe leximi i dikujt tjetër. Pos mendjes, rrugë kaluese e fjalëve të shenjta është goja, pra, nëse goja jonë merret me thashë e thënie, fletë fjalë të kota, fjalë ofenduese, nënçmuese, shpifëse, gënjeshtra e tjera, atëherë këtu shihet dallimi dhe efekti i lexuarit të Kuranit nga njëri dhe tjetri lexues apo recitues. Për këtë na këshillon i Dërguari i Allhut duke na thënë: ’’Pastroni rrugët e Kuranit’’, atij i thanë: -cilat janë rrugët e Kur’anit? Ai tha :’’gojët tuaja’’.
Pra goja është organ lidhës mes Allahun dhe njeriut, prandaj një gjuhë e cila është e pastër nga fjalët dhe veset e këqija që i cekëm më lartë, atëherë ajo gojë ajo gjuhë e pastër gjatë recitimit të Kuranit e ka efektin më të bukur tek vetja e tij dhe tek të tjerët, si dhe ai person do të jetë i respektuar në rrethin ku jeton dhe në sytë e Allahut.
Gjëja tretë që të bënë të ndiesh kënaqësinë dhe efektet pozitive të Kuranit në zemrat tona, pra pas mendjes dhe gjuhës së pastër është vendi apo hapësira e pastër ku duhet të lexohet Kurani Fisnik. Në një shtëpi apo vend publik ku ka pastërti, si në objekte ashtu edhe në ajër, pastaj në ato shtëpi ku rrallë herë dëgjohen fjalë të banale, apo nuk ka muzikë degjeneruese nuk ka bërtima dhe grindje në mes familjarëve, por ka vepra të devotshmërisë, bëhen biseda jetësore pozitive, përmendet Allahu ore e çast dëgjohet aty këtu të lexuesit e Kuranit, atëherë ai mjedis apo ajo hapësirë këtë rast shtëpia, është element kyç që na mundëson ta shijojmë kënaqësinë dhe begatin e leximit të Kuranit Fisnik.

Është eminente tek besimtarët e devotshëm, anojnë kah ajo që të i kalojnë pushimet shpirtërore pran xhamive të shenjta, në Qabe, ne Meke, në Medine pranë varrit të Pejgamberit s.a.a. , në Xhamitëe shenjta të Imamëve a.s. ku i pushon turpi i tyre i rënë si shehid, me një qëllim që sa më shumë të lexojnë Kuranin dhe të përfitojnë edhe sevape edhe shpërblime të mëdha.

Pas recitimit të Kuranit ne kemi disa nivele apo shkallë të të kuptuarit. Përshembull , nëse unë recitojë Bismil-lahir-rahmanir-rahm. Kj o vie nga intelekti ( mendja ime ) ,

pastaj shkon në atë mjedis ku ka njerëz të cilët dëgjojnë, veshët gjithashtu kanë rëndësinë e vetë të posaçme se sa janë të pastër nga veset që i mëkatonin . Pastaj nga veshët e tyre leximi i Kuranti shkon në mendjet dhe në zemrat e tyre. Pra nëse veshët tonë nuk janë të ruajtura nga harramet, thash e tharmet, përgjimet, atëherë definitivisht ajetet uranore nuk do të ken efektin e vet as tek vet lexuesi as tek dëgjuesit që gjinden përreth tij. Këtu pra shohim dy lloje të veshëve si organ dhe shqisa të njeriut.

E kemi të njohur rrëfimin e Imam Aliut a.s. dhe një ushtari të plagosur në luftë. Ishte plagosur një shok i Imam Alit paqa qoftë mbi të në fushëbetejë, në dyluftim iu këput krahu i tij, dhe ai lutej Allahut, “ O Allah po ta kisha krahun timin në vend, do të luftoja edhe më shumë kundër dushmanëve Tu deri ë moment të fundit. “. Imam Aliu paqa qoftë mbi të e dëgjoi këtë lutje dhe dëshirë të shokut të tij, ju afrua ushtarit ia afroi dorën e këputur, dhe pas një kohe dora e plagosur plotësisht iu shërua bile bile ajo u bë me e fort se sa që ishte më parë. Ushtari i habitur, e pyeti, – O i nderuri Imam ç’bëre, si e bërë këtë mrekulli, si është e mundur?

Imam Aliu -paqa qoftë mbi të, i tha: Unë e lexova suren Hamd – elhamdulilah rabil alemin. Ushtari u habitën dhe tha; ti e ke lexuar një sure të zakonshme dhe ke bërë një mrekulli të madhe, si është e mudur kjo !? Pas kësaj ushtarit përsëri i ra në tokë dora e këputur dhe Imam Aliu i tha: – Besimi, bindja jote, akidja jote, dhe rruga siç e ke dëgjuar këtë sure, dhe mendja jote ka menduar se është sure e zakonshme, prandaj nuk të dha efektin e duhur. Sikur ne të kishim dikë si Imam Ali paqja qoftë mbi të, me mendje gjuhë dhe veshë të bindur, me siguri se do të kishim bërë mrekulli mugjize me leximin e Kuranit. Nga kjo ndodhi e vërtet, mund të vijmë në përfundim se çdo lexues dhe dëgjues i ajeteve Kuranore ka dallueshmëri në efektin dhe dobitë që mund ti ket nga Kurani, përndryshe leximi i Kuranit pa pasur qëllime të këtilla do të ishte thjesht një libër leximi i padobishëm për njerëzinë.
Me du’a dhe respekt nga kryeredaktorja, Ikbale Berisha Huduti

Të ngjashme

Back to top button