Fëmijët & Rinia

E VËRTETA E KRIJIMIT PËR FËMIJËT

Mimoza Sinani

Përshëndetje fëmijë!
A e dini ju se sa krijesa ekzistojnë në botë?
Gjitha këto kafshë të dashura, të gjitha aq të ndryshme nga njëra-tjetra…
Zogj, flutura, pinguinë, delfinë, mjellma, deve, elefantë, ketra, lepuj, kotele…
Apo bimët që mbulojnë tokën…
Pyjet e gjelbra shumë të mëdha, lulet shumëngjyrëshe, trëndafilat, luleshqerrat, lulëkuqet…
Ju kini dëshirë t’i vështroni ngjyrat dhe format e tyre të veçanta dhe të nuhasni aromat e tyre. Qershitë e ëmbla dhe domatet e kuqe të pjekura, pjeshkat dhe shumë fruta të tjera janë të gjitha bekime të mrekullueshme.
Në botë ekzistojnë bukuri të tjera përveç bimëve dhe kafshëve që jetojnë në tokë. Deti i thellë i kaltër që mbulon një pjesën më të madhe të tokës është një botë e fshehur mrekullish. Krijesa të panumërta, nga peshku kloun plot ngjyra deri te guaskat e detit, nga gaforret deri te koralet banojnë në këtë botë nënujore.
Kështu, në dritën e gjithë këtij rendi, ekuilibri dhe bukurie që ne shohim në natyrë, ne na nevojitet t’i bëjmë vetes disa pyetje të rëndësishme: Si erdhën në ekzistencë kaq shumë lloje të ndryshme kafshësh? Si u formuan malet, lumenjtë dhe detet:? Përse natyra ka një ekuilibër dhe rregull të tillë? Nga kush kanë mësuar kafshët se si të mbijetojnë? Ku mësuan pemët të prodhojnë fruta kaq të shijshme? Dhe ne që i shohim dhe i njohim këto gjëra, si erdhëm në ekzistencë?
Njerëzve, në përgjithësi, iu ofron dy shpjegime të ndryshme për të gjithë këtë.
Disa pohojnë se çdo gjë në botë u krijua vetvetiu dhe rastësisht. Kjo pikëpamje njihet si “teoria e evolucionit.” Babai i kësaj teorie ishte një burrë që quhet Çarls Darvin, i cili jetoi 150 vjet më parë.

Shumë mendimtarë dhe shkencëtarë e kundërshtojnë këtë teori dhe mbrojnë mendimin se rregulli në botë dhe në gjërat e gjalla nuk ndodh vetvetiu, por është vepër e një Krijuesi të Gjithëfuqishëm. Le të shqyrtojmë një shembull për të parë arsyen.
Le të supozojmë se në breg të detit është ndërtuar një kala rëre në mënyrë të mrekullueshme, tamam si një kështjellë e vërtetë. Tani le t’i bëjmë vetes këtë pyetje: A mundet kjo kala të jetë formuar rastësisht, vetëm nga valët që janë përplasur në breg apo nga era, pa e prekur ndonjë dorë njeriu?
Sigurisht që jo. Kalaja është ndërtuar me një vëmendje të tillë ndaj hollësirave saqë dikush duhet ta ketë ndërtuar atë me maturi. Ajo ka një ndërtim të ndërlikuar dhe ne të gjithë e dimë se një ndërtim i tillë mund të jetë veçse vepër e një qenieje inteligjente. Një ndërtim i tillë nuk mund të krijohet rastësisht.
Kështu, kur ne vështrojmë natyrën dhe gjërat e gjalla në të, ne duhet ta vështrojmë atë në këtë mënyrë. Pikërisht, ashtu sikurse një kështjellë rëre nuk mund të vijë në ekzistencë rastësisht, ashtu edhe gjërat e gjalla në botën tonë, me të gjitha strukturat e tyre komplekse, nuk mund të kenë ardhur në ekzistencë rastësisht.
Krahët e një zogu që mund të fluturojnë më mirë sesa pjesa më e madhe e aeroplanëve modernë, syri njerëzor që mund ta perceptojë imazhin më mirë sesa kamera më e mirë në botë dhe struktura muskulore dhe skeletore e gepardit që mund të vrapojë me 140 km në orë, nuk mund të jenë rezultat i rastësisë. Është e qartë se të gjitha këto gjëra janë krijuar me paramendim. Krijuesi i cili i krijoi gjërat e gjalla, me të gjitha cilësitë e tyre të mrekullueshme, është Zoti i Gjithëfuqishëm, i Cili, gjithashtu, na krijoi ne dhe na dha inteligjencën për të kuptuar të gjitha këto gjëra.
Le të vështrojmë një numër të vogël shembujsh prej miliona ndërtimeve të mrekullueshme në botën e gjërave të gjalla.

Të ngjashme

Back to top button