Uncategorized

DY FJALË PËR IMAM HYSENIN

DY FJALË PËR IMAM HYSENIN (Paqja qoftë mbi të!)

 

“Hyseni është prej meje dhe unë jam nga Hyseni. Allahu e do atë që e do Hysenin. Hyseni është nip prej nipave të mi”.

 

Imam Hyseni (paqja qoftë mbi të!) është personalitet i shquar dhe i nderuar, mbartës i cilësive të larta. Ai është i biri i Imam Aliut, Prijësi i besimtarëve, i biri i Ebu Talibit.

Nëna e tij, Fatime Zehraja, ishte e bija e Profetit Muhamed (paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Gjyshja e tij ishte nëna e besimtarëve, hazreti Hatixheja (paqja qoftë mbi të!).

Imam Hyseni (paqja qoftë mbi të!) është nipi i dytë i të Dërguarit të Allahut (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij!), imami i tretë nga imamët e Ehli Bejti a.s., i pesti i pjesëtarëve të mantelit, njëri nga dy borzilokët e të Dërguarit të Allahut dhe zotëria e të rinjve të banorëve të Xhenetit.

Imam Hyseni (Paqja qoftë mbi të!) lindi në ditën e tretë të muajit Shaban, katër vjet pas Hixhretit, në Medine. Ai u rrit dhe u edukua me besim dhe devotshmëri nga zemra e

Imam Aliut dhe nga prehri i zonjës së madhe, Fatime Zehrasë. Udhëheqjen e filloi pas martirizimit të vëllait të tij,  Imam Hasanit (pqmt). Udhëheqja e tij zgjati afërsisht 10 vjet.

Po përmendim disa prej mbiemrave, me të cilët thirrej: Es Sejjidi, Et Tajjibi, El Uefijju, El Mubareku, En Nafiu… etj. Emër tjetër i tij: Ebu Abdullah

Imam Hyseni (pqmt) kishte gjashtë fëmijë.  Imam Hyseni (pqmt) kishte një vend të

veçantë tek i Dërguari i Allahut (pqmtft). Po përmendim një thënie të tij:

“Hyseni është prej meje dhe unë jam nga Hyseni. Allahu e do atë që e do Hysenin. Hyseni është nip prej nipave të mi”.

Imam Hyseni (pqmt) karakterizohej nga virtytet më të larta të moralit. U shërbente njerëzve dhe përpiqej me mish e me shpirt për t’u siguruar atyre ndihmë dhe mbrojtje. Një prej dhjetëra rasteve është edhe ngjarja me një beduin, i cili nuk ishte në gjendje të paguante paratë e gjakut që i kishte borxh. Imami bëri pagesën për të.

Kur Imam Hyseni ( pqmt) merrte abdes, i ndryshonte ngjyra dhe i dridheshin duart. Një burrë i tha: “Kaq shumë frikë ke nga Zoti yt!”

Imami iu përgjigj: “Në Ditën e Kiametit askush nuk është i sigurt nga dënimi, përveç atij që i frikësohet Allahut në këtë jetë”.

Njerëzit e nderonin dhe e respektonin Imam Hysenin ( pqmt). Ai u martirizua, më dhjetë Muharrem, të vitit 61, sipas kalendarit hënor (Hixhri) apo me 12 Tetor

të vitit 680, sipas kalendarit Gregorian, pas namazit të drekës, në tokën e Kerbelasë në Irak, nga dora gjakatare e ushtrisë së Jezidit, i biri i Muavias, i privuar, i etur, i

durueshëm dhe i shpërblyer. Ai ishte pesëdhjetë e tetë vjeç dhe u varros në Kerbela.

 

 

SI E PRISTE EHLI BEJTI (Paqja qoftë mbi ta!)  ARDHJEN E MUAJIT MUHARREM?

 

Tragjedia e Imam Hysenit (Paqja qoftë mbi të!), bijve të tij të nderuar dhe e shokëve të tij besnikë (pqmt) ka arritur deri në majat e qiellit. Aq e rëndë dhe aq e dhembshme ishte kjo tragjedi, sa për atë lotuan gjak qiejt dhe toka; çdo gjallesë qau për të; engjëjt e shtatë qiejve agjëruan; ujërat e deteve dhe të lumenjve pushuan së rrjedhuri dhe galaktikat pushuan së lëvizuri.

 

E si të mos ndodhte kështu, kur mishi i nipit të të Dërguarit të Allahut ( pqmtft) u copëtua në tokë dhe gjymtyrët e tij u prenë nga shpatat e njerëzve mëkatarë. As sytë nuk kanë parë të tillë tragjedi, as veshët nuk kanë dëgjuar e as nuk është menduar një tragjedi e tillë. Muaji Muharrem është muaj pikëllimi për Ehli Bejtin ( pqmtft).

 

Imam Ali Rizai (pqmt) ka thënë: “Kur hynte muaji Muharrem, Kadhimi (Paqja qoftë mbi të!) nuk qeshte. Hidhërimi e pushtonte atë, deri sa kalonin dhjetë ditët. Kur vinte dita e dhjetë (e muajit Muharrem, Ashurja), ajo ditë ishte për të dita e fatkeqësisë, e pikëllimit dhe e të qarit. Ai thoshte: ‘Kjo është dita, kur u vra Hyseni ( pqmt)’”.

 

Marrë nga libri:  Ashurja, mesazh për reformimin dhe unitetin

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme

Back to top button