Uncategorized

Drejtësia Perspektive dhe Drejtësia Shpirtërore

 

Drejtësia Perspektive dhe Drejtësia Shpirtërore

 

Përgjatë historisë së njerëzimit, është folur shumë për “Drejtësinë” Fjalët e sinqerta të reformatorëve dhe ligjvënësve të mëdhenj, i dedikohen që të gjitha drejtësisë sociale.

Pra: Zbatimi i drejtësisë në mesin shoqërive njerëzore dhe në të drejtat sociale, është një tjetër e vërtetë e madhe, e cila është lënë gjithnjë në hije, përveçse në mësimet e profetëve.

Drejtësia, para se të diskutohet në fazën sociale, duhet të diskutohet në fazën e shpirtrave humanë: çdo frymë dhe shpirt duhet të jetë i drejtë. Këtë fazë ne e quajmë drejtësia shpirtërore”

Drejtësia shpirtërore, realizohet plotësisht atëherë kur njeriu kërkon drejtësinë në të gjithë botën dhe jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët dhe bimët. Këtë fazë e quajmë “drejtësia perspektive”, prandaj duhet që të përpiqemi gjithnjë për të realizuar drejtësinë perspektive dhe drejtësinë shpirtërore. Kur të realizohen këto të dyja, atëherë është realizuar vetvetin edhe drejtësia sociale.( njeriu me gjithë zhvillimet e tija nuk ka mundur ti afrohet asaj, madje, dita-ditës po i largohet më shumë).

Për shkak se drejtësia shpirtërore dhe ajo perspektive, janë përsosmëria e madhe e njerëzimit, arritja e tyre po ashtu është e vështirë, dhe në këtë rrugë ka pengesa të shumta. Qofshin këto pengesa të brendshme; dëshirat dhe po ashtu pengesa të jashtme: fuqitë degjeneruese dhe imorale për shkak se është kështu, njeriu shumë pak ka mundur që të shtjerë në dorë drejtësinë sociale, dhe vetë të jetë i drejtë në kuptimin tamam të fjalës.

Drejtësia e lartpërmendur, propozuar vetëm e vetëm nga profetët, gjithmonë ka hasur në rezistencë, sidomos nga fuqitë e degjeneruara, si dhe nga sundimtarët mizorë të cilët nuk dëshironin që njerëzit të jetonin të lirë. Ajo drejtësi sjell liri dhe zhduk prangat e robërisë. Kjo është ajo të cilën nuk e dëshirojnë të fuqishmit dhe skllavopronarët. Ata duan që të mbajnë të shaluar njerëzimin, nuk duan që njeriu të gjejë vetveten, të jetë i lirë, i drejtë dhe të luftojë dhunën dhe padrejtësinë.

Ata që e presin Mehdiun (a.s), tashmë, përgjatë historisë së pritjes, janë në kërkim të këtyre idealeve të cilat u përmendën.  Pra; drejtësia sociale, drejtësia perspektive dhe shpirtërore, drejtësi të cilat i kanë kërkuar edhe profetët, drejtësi të cilat i kanë propaganduar edhe imamët. Prandaj pritja e tyre, sado që të zgjasë dhe të kërkojë qëndrueshmëri, dhe sado e madhe të jetë perspektiva e rezistencës në rrugën e këtyre idealeve, janë të drejta.

Nga emigrimi i profetit drejt Medines, në përplasjet e shpatave të Aliut (a.s) në betejën e Sifinit dhe Nahrevanit, deri në epopenë diellore të Ashuras, dhe të gjitha heroizmat e tjera të ndodhura përgjatë shekujve të pritjes, që të gjitha janë idealet e njeriut dhe lindjes së diellit, dhe kanë qenë shpresëdhënëse për drejtësinë sociale.

Kjo pra është perspektiva e gjerë e rezistencës në gjirin madhështor të pritjes, në rrugën e vërtetësisë, të Ibrahimit dhe Musait ,  Muhamedit dhe Aliut.

 

Marrë nga libri Dielli i Perendimit fq. 200

Mendim shtesë kga kryeredaktorja

Drejtësia shpirtërore është një koncept i thellë dhe shumëdimensional që tejkalon drejtësinë e thjeshtë ligjore apo shoqërore. Ajo lidhet me ekuilibrin, harmoninë dhe respektin për të drejtat dhe dinjitetin e çdo shpirti, si krijesë e Zotit. Kjo drejtësi ka të bëjë me trajtimin e të gjithëve me barazi dhe ndershmëri, duke marrë parasysh jo vetëm veprimet e jashtme, por edhe qëllimet dhe ndjenjat që qëndrojnë pas tyre.

Disa mënyra për ta kuptuar drejtësinë shpirtërore përfshijnë:

  1. Barazia dhe dinjiteti shpirtëror: Çdo individ ka vlerë dhe rëndësi të njëjtë përpara Krijuesit. Drejtësia shpirtërore nënkupton të trajtosh të gjithë me respekt dhe pa diskriminim, duke mos e parë pozitën, statusin, apo besimin e tyre.
  2. Përgjegjësia personale: Drejtësia shpirtërore lidhet me llogaridhënien për veprimet dhe ndikimin që kemi te të tjerët. Kjo përfshin ndërgjegjen, sinqeritetin dhe ndershmërinë.
  3. Zbutja e padrejtësisë: Nëse shoqëria është e mbushur me padrejtësi, drejtësia shpirtërore kërkon përpjekje për ta korrigjuar këtë ekuilibër, duke u bazuar në udhëzimet hyjnore dhe në zemërgjerësinë shpirtërore.
  4. Harmonia e brendshme dhe e jashtme: Një person që ndjek drejtësinë shpirtërore kërkon paqe jo vetëm me Zotin, por edhe me vetveten dhe të tjerët. Kjo përfshin faljen, empatinë dhe një qëllim të pastër për të vepruar në dobi të gjithëve.
  5. Roli i drejtësisë hyjnore: Në shumë tradita shpirtërore dhe fetare, drejtësia shpirtërore përfshin edhe besimin se Zoti është Gjykatësi i Drejtë dhe që në fund, çdo padrejtësi do të rregullohet në mënyrën më të përsosur.

Pra, drejtësia shpirtërore është një thirrje për ta bërë botën një vend më të drejtë dhe më të mëshirshëm, duke filluar nga brendia e çdo njeriu dhe duke u zgjeruar drejt të tjerëve.

Msc. Ikballe Berisha Huduti

 

Të ngjashme

Back to top button