HistoriIslamologjiKëshille e PytjeKurioziteteMësime Islame

Dobitë e organizimit të tubimeve për të kujtuar Imam Husejnin (2)

Vazhdim

Erdhi muaji Muharrem!

Erdhi muaji Muharrem! Filllimi i tij përkon me fillimin e vitit të ri të hixhrit, 1440. Ky kalendar është i posaçëm për umetin islam. Në fillim të këtij viti të ri, muslimanët duhet të bëjnë llogaritë e vitit që shkoi dhe të shohin se a kanë qenë vërtet në rrugën e Allahut dhe në rrugën e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij); a i kanë zbatuar ashtu siç duhet urdhrat dhe porositë e Allahut dhe të Profetit Muhamed; a i kanë forcuar radhët mes tyre apo e kanë zgjeruar më shumë hendekun e mospajtimeve dhe të mosmarrëveshjeve. Ata duhet të luten që viti i ri i hixhrit të jetë një vit i mbarë, i begatë dhe i mbushur me besim, devotshmëri, unitet e vëllazëri mes tyre.

Në muajin Muharrem, pikërisht në ditën e dhjetë të këtij muaji, ka ndodhur ngjarja më e dhimbshme për Profetin Muhamed dhe për muslimanët. Në këtë ditë ka ndodhur masakra më e rëndë dhe më barbare në historinë e njerëzimit. Në këtë ditë u martirizua nipi i Profetit Muhamed, zotëria i të rinjve të banorëve të Xhenetit, Imam Husejni, i biri i Imam Aliut dhe i Fatime Zehras. Në dhjetë ditët e para të muajit Muharrem është koha më e volitshme dhe më madhështore për ringjalljen e përmendjes së Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta). (Vazhdon)

Shkrim i huazuar.

Të ngjashme

Back to top button