
DITA E FLAMURIT – FESTË E KOMBËTARISË
Autore: Enesa Tenezhdolli,
Shkolla Fillore “Naim Frashëri”
Prishtinë, Kosovë.
Dua ta shoh kombin tim me të gjitha të mirat e dheut, me flamur që valon nëpër malet e trojeve shqiptare. Sa herë vjen nëntori në mua ngjall shpresën, gëzimin dhe dashurinë për flamurin e për atdheun tim Kosovën e Shqipërinë.
Dua ta shoh vendin tim me drejtësi e humanizëm, dua ta shoh vendin me barazi e unitet që të gjithë njerëzit të jetojnë të lirë e të respektuar mes veti për atë që janë dhe që duhet të jenë.
Dashuria ndaj atdheut është dashuri e papërshkruar për ata që dinë të vlerësojnë veten dhe të tjerët. Sa herë vlerësoj atdheun tim me vlerat e tij që ka, të tjerët duan të ma duan të ma respektojnë Kosovën time me aq sa është dhe aq sa duhet të jetë.
Duke i falënderuar rilindasit tanë shqiptarë që e ushqyen popullin me ndjenjën kombëtare dhe e formuan veten dhe tokën duke e pagëzuar me emrin Shqipëri e Madhe.
Sa e vogël është bota për njerëzit e mëdhenj, sa e madhe është bota për njerëzit e vegjël, prandaj unë vendosa të jem e madhe e të më duket bota shumë e vogël ashtu siç ma mësoi Naim Frashëri në poezitë e tija të mrekullueshme.