
DISA FAKTE INTERESANTE PSIKOLOGJIKE
Këto janë të gjitha fakte psikologjike!
1. Kur ju shihni ëndrra trupi juaj paralizohet.
2. Nëse loti i parë del nga syri i majtë tregon dhembje, nëse del nga i djathti tregon lumturi.
3. Kur e humbni telefonin reagoni njëjtë si në një eksperiencë para vdekjes.
4. Truri i njeriut nuk mund të krijojë fytyra, kështu që nëse e shihni dikë që nuk e keni takuar asnjë herë në ëndërr, gjasat janë që e keni parë më herët mirëpo për një moment të shkurtër.
5. Në moshën 16 vjeçare, 80% e njerëzve veçse e kanë takuar njeriun me të cilin do të martohen.
6. Njerëzit e padijshëm besojnë se janë më të zgjuar se sa që janë, ndërsa njerëzit më inteligjentë i nënvlerësojnë aftësitë e tyre.
7. Kur ju kujtohet diçka nga e kaluara nuk jeni duke e kujtuar ngjarjen, por herën e fundit kur e keni kujtuar atë ngjarje.
8. 68% e njerëzve kanë zhvilluar “sindromën fantazmë të vibrimit” ku besojnë se telefoni i tyre në xhep ka vibruar e në fakt nuk e ka bërë.
9. Vetëm gjysma e popullsisë në botë vuan nga ankthi, depresioni, abuzimi i substancave narkotike apo një kombinim i të gjithave.
10. Secili njeri e ka një këngë të preferuar e cila ia kujton atij një ngjarje emocionale nga e kaluara.
11. Është më e mirë të mos i tregoni qëllimet tuaja, sepse e humbni motivin për t’i arritur.
12. Askush nuk mund t’i kryejë disa punë në të njëjtën kohë.
13. Ne mund të jemi të afërt me përafërsisht 150 persona.
14. 80% e bisedave në të cilat merrni pjesë janë ankesa.
15. Truri juaj është më kreativ kur është i lodhur.
16. Neveria dhe befasia nuk konsiderohen emocione të vërteta.
17. Njerëzit janë më të sinqertë kur janë më të lodhur.
18. Kujtimet tuaja më të qarta sigurisht janë të gabuara.
Redaksia e revistës “Vlera”.