IslamologjiMësime Islame

DIJA DHE URTËSIA E EHLI BEJTIT

Një ditë prej ditësh Ebu Uehebi (BuhluIi) po ecte në një prej rrugicave të Kufes. Aty pa disa fëmijë që po luanin me arra dhe rrathë. Buhlulit i bëri përshtypje një djalë i vogël, i cili ishte ulur në anë të murit dhe po mendohej. Buhluli iu afrua dhe i tha: I dashuri im. Më jep dorën që të shkojmë sëbashku në treg që të të blej lojra si ata të atyre fëmijëve.

Djali i tha: Ne nuk jemi krijuar për të luajtur.
Buhluli i tha: Atëherë përse jemi krijuar i dashuri im?
Djali i tha: Për të adhuruar Allahun.
Buhluli i tha: Nga e ke mësuar këtë?
Djali i tha: Nga thënia e Allahut të Madhëruar në Kur’an: Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” dhe nga thënia e Allahut: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”

Më pas Buhluli thotë: Unë e mora djalin dhe e ula në prehër dhe i thashë: I dashuri im. Përse e gjithë kjo frikë ndërkohë që ti je akoma i vogël dhe nuk ke bërë mëkate të mëdhaja. Përse flet kështu?
Djali i tha: Larguhu nga unë o Buhlul. Betohem në Allahun unë kam parë nënën time duke vendosur drunjtë e vegjël në zjarr para drurëve të mëdhenj. Unë e pyeta: O nëna ime. Lëri të vegjlit dhe vendos të mëdhenjtë në zjarr. Ajo më tha: O biri im. Të mëdhenjtë nuk punojnë veçse me praninë e të vegjëlve. A nuk duhet të frikësohet njeriu se ndoshta mund të jetë prej drurëve të vegjël të zjarrit të Xhehenemit? O Buhlul mos shiko vogëlsinë e asaj që bën por mendo madhështinë e Atij që i bën mëkat.

Buhluli tha: Kur dëgjova fjalët e djalit të vogël mua më rat ë fikët. Kur u zgjova nuk e pashë atë djalë. Unë pyeta se kush ishte ai djalë? Më thanë: A nuk e njohe atë o Buhlul? U thashë: Jo. Ata më thanë: Ai është Ali Rizai i biri i Musa Kadhim dhe gjyshi i tij është i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Pastaj Buhluli tha: Betohem në Allahun se këto urtësi nuk burojnë veçse prej tyre (Ehli Bejtit).
Allahumme sal’li ala Muhamed ue ala ali Muhamed
See Translation

Të ngjashme

Back to top button