
DHJETË THËNIE TË MENÇURA (5)
HUMBJA
“Ne humbëm, sepse i thamë vetes se humbëm”.
(Leo Tolstoy, 1828-1910, filozof dhe shkrimtar i njohur rus)
* * *
INJORANCA E VËRTETË
“Injoranca e vërtetë nuk është mungesa e njohurive, por refuzimi për t’i përftuar ato”.
(Karl Popper, 1902-1994, filozof dhe profesor austriako-britanez)
* * *
PENGESA E MURIT
“Nëse përpara iu del një mur, mos u ktheni mbrapa, por mendoni se si t’i vini rrotull, ta kapërceni ose të kaloni nëpër të”.
(Michael Jordan, 1963, ish-basketbollist i njohur amerikan dhe bizmesmen)
* * *
SHIU
“Mos u zemëro me shiun; ai thjesht nuk di se si të bjerë lart”.
(Vladimir Nabokov, 1899-1977, novelist, poet dhe përkthyes rus)
* * *
DËSHIRA DHE KËRKESA
“Jo gjithmonë mund të merrni atë që doni, por nëse herë pas here kërkoni, mund merrni çfarë ju duhet”.
(Mick Jagger, 1943, këngëtar, tekstshkrues, muzikant dhe kompozitor i njohur anglez)
* * *
KARAKTERISTIKAT E INJORANCËS
“Karakteristikat e vërteta të injorancës janë kotësia, krenaria dhe arroganca”.
(Samuel Butler, 1835-1902, autor dhe novelist anglez)
* * *
INFORMACIONI
“Informacioni nuk është njohuri”.
(Albert Einstein, 1879-1955, shkencëtar i njohur gjerman mbi relativitetin, nobelist në fizikë)
* * *
BUZËQESHJA
“Dikush mund të buzëqesh dhe të jetë djall”.
(William Shakespeare, 1564-1616, poet, dramaturg i njohur anglez)
* * *
MËSIMI
“Pasioni për të mësuar është mjet për mbijetesë”.
(Carl Sagan, 1934-1996, astronom, shkencëtar, kozmolog dhe astrofizikan amerikan)
* * *
VETVETJA
“Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten”.
(Sokrati, 470-399, filozof i njohur antik grek)