FrazaKëshille e PytjeKuriozitetePër jetë

DHJETË THËNIE TË MENÇURA (3)

Vazhdim

SHOQËRIA

Një shoqëri delesh me kohë lind një qeveri ujqërish”.

(Bertrand de Jouvenel, 1903-1987, filozof francez)

* * *

LIBRI

Librat janë për njerëzit që urojnë të ishin diku tjetër”.

(Mark Twain, 1835-1910, shkrimtar amerikan)

* * *

JETESA SI PARAZIT

Gjithkush dëshiron të jetojë në kurriz të shtetit. Ata harrojnë se shteti jeton në kurriz të të gjithëve”.

(Frédéric Bastiat, 1801-1850, shkrimtar dhe economist francez)

* * *

PËRQENDRIMI

Mos qaj për të shkuarën, mos ëndërro për të ardhmen, përqendro mendjen tek e tashmja”.

(Siddhartha Gautama Buddha, 563-483 p.e.s., mësues dhe mjeshtër, themelues i Budizmit)

* * *

MIRËSIA

Mos i bëj të tjerëve atë që s’të pëlqen të ta bëjnë ty”.

(Sokrati, 470-399 p.e.s., filozof i njohur antik grek)

* * *

NËSE NUK KA ZOT!

Nëse nuk ka Zot, çdo gjë është e lejuar!

(Fyodor Dostoyevsky, 1821-1881, novelist, shkrimtar, eseist, gazetar dhe filozof i njohur rus)

* * *

JETA

Jeto sikur do vdesësh nesër, mëso sikur të duhet të jetosh gjithmonë”.

(Mahatma Gandhi, 1869-1948, aktivist indian dhe lider i lëvizjes për pavarësinë e Indisë nga sundimi anglez)

* * *

PUNA

Bëj punën që do, dhe nuk do të të duhet të punosh kurrë”.

(Konfuçi, 551-479 p.e.s., filozof, politikan dhe mjeshtër antik kinez)

* * *

EKZISTENCA

Mendoj, pra jam”.

(René Descartes, 1596-1650, filozof, matematikan dhe shkencëtar francez)

* * *

VDEKJA

Vdekja s’duhet të na shqetësojë pasi kur ne ekzistojmë vdekja nuk ekziston, dhe kur vdekja ekziston, ne s’do të jemi më”.

(Epikuri, 341-270 p.e.s., filozof antik grek)

Vazhdim

Të ngjashme

Back to top button