
DHJETË THËNIE TË MENÇURA (2)
SHKELJA
“Nuk mund të shkelësh dy herë në të njëjtin lumë”.
(Herakliti, 535-475, p.e.s., filozof antik grek)
* * *
PERIUDHA E RINISË
“Nuk ka njeri, sado i zgjuar, që në një periudhë kohore të rinisë së tij të ketë thënë gjëra, ose të ketë jetuar në një mënyrë që ndërgjegjes së tij të tashme mos t’i pëlqejnë më”.
(Marcel Proust, 1871-1922, novelist, kritik letrar dhe eseist francez)
* * *
VAZHDIMI PËRPARA
“Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecën, kacavjerru, por si do që të jetë, vazhdo të ecësh përpara”.
(Martin Luther King, 1929-1968, prift amerikan, aktivist për të drejtat civile, nobelist për paqen)
* * *
KËNAQËSIA
“Kënaqu me atë që ke, dhe lëri gjërat ashtu siç janë. Kur të kuptosh që s’mungon asgjë, e gjithë bota do të përkasë”.
(Lao Tzu, shek. V p.e.s., filozof dhe shkrimtar antik kinez)
* * *
DASHURIA E TË TJERËVE
“Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët”.
(Vincent Van Gogh, 1853-1890, piktor holandez i periudhës pas-impresioniste)
* * *
KRIJESAT E ZOTIT
“A nuk është interesante se si jemi të gjithë të krijuar nga Zoti, dhe prapë dallojmë kaq shumë”.
(Desmond Tutu, 1931, prift dhe aktivist kundër aparteidit dhe ndarjes racore në Afrikën Jugore, nobelist për paqen)
* * *
INTEGRITETI
“Integriteti nuk ka nevojë për rregulla”.
(Albert Camus, 1913-1960, filozof, autor dhe gazetar francez, nobelist në letërsi)
* * *
DITURIA DHE PADITURIA
“Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është oqean”.
(Isaac Newton, 1642-1726, matematikan, fizikan, astronom dhe teolog i njohur anglez)
* * *
SHKENCA DHE FEJA
“Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër”.
(Albert Einstein, 1879-1955, shkencëtar i njohur gjerman mbi relativitetin, nobelist në fizikë)
* * *
FRIKA
“Njeriu ndjehet i frikësuar vetëm nëse nuk është në harmoni me veten”.
(Hermann Hesse, 1877-1962, poet dhe novelist gjerman, nobelist në letërsi)
Redaksia e revistës “Vlera”