FakteKëshille e PytjeKuriozitetePër jetë

DHJETË THËNIE TË MENÇURA (1)

FORCA NË VEPRIME

Tregohu aq i fortë në veprime, sa je në mendime”.

(William Shakespeare, 1564-1616, poet, dramaturg i njohur anglez)

* * *

IMAGJINATA
“Imagjinata i është dhënë njeriut për të kompensuar atë që ai nuk është, dhe një sens humori për të ngushëlluar veten për atë që është”.

(Oscar Wilde, 1854-1900, poet dhe dramaturg irlandez)

* * *

LUMTURIA

Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani”.

(Bertrand Russell, 1872-1970, filozof, shkrimtar, historian britanez dhe nobelist në letërsi)

* * *

ZEMËRIMI

Çdokush mund të zemërohet, është e lehtë, por të zemërohesh me njeriun e duhur në momentin e duhur dhe me qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është në fuqinë e askujt dhe nuk është aspak e lehtë”.

(Aristoteli, 384-322 p.e.s., filozof i njohur antik grek)

* * *

GRAVITETI DHE RELATIVITETI

Graviteti nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri. Si mundet ta shpjegosh në terma kimik dhe fizik një fenomen kaq të rëndësishëm sa dashuria e parë? Vendose dorën mbi furrë për një moment dhe të duket si një orë. Ulu me një vajzë speciale për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativiteti”.

(Albert Einstein, 1879-1955, shkencëtar i njohur gjerman mbi relativitetin, nobelist në fizikë)

* * *

NDJENJA E INFERIORITETIT

Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde”.

(Eleanor Roosevelt, 1884-1962, figurë politike, diplomate dhe aktiviste, ish-zonja e parë e ShBA-ve)

* * *

KUSH ËSHTË I FORTË?

I fortë është ai që është në gjendje të kap çdo komunikim mes shqisave dhe mendjes”.

(Napoleon Bonaparte, 1769-1821, perandor i Francës dhe mbret i Italisë, lider ushtarak gjatë Revolucionit Francez)

* * *

LIGJET

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t’i treguar atyre të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa njerëzit e këqij do ta gjejnë një mënyrë për të thyer ligjet”.

(Platoni, 428-348 p.e.s., filozof antik grek dhe themelues i Akademisë së Athinës)

* * *

KUSH TË BËN MË TË FORTË?

Ajo që nuk më vret më bën më të fortë”.

(Friedrich Nietzsche, 1844-1900, filozof i njohur gjerman, filolog, poet dhe kritik kulturor)

* * *

DËSHIRA PËR PUSHTET

Hitleri dhe Mussolini ishin vetëm zëdhënësit e qëndrimit mbi dominimit dhe dëshirës për pushtet që janë pothuajse në zemrat e të gjithëve. Derisa burimi të pastrohet, gjithnjë do të ketë konfuzion dhe urrejtje, luftëra dhe antagonizma klasorë”.

(Jiddu Krishnamurti, 1895-1986, filozof dhe shkrimtar indian)

Vazhdon

Redaksia e revistës “Vlera”

Të ngjashme

Back to top button