
DHJETË KËSHILLA PËR KURANI FISNIK
I Dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në lidhje me Kuranin e Shenjtë ka thënë:
1. “Ai që e reciton Kuranin dhe ai që e dëgjon atë, kanë shpërblim të barabartë”.
2. “Më i miri në mesin tuaj është ai që e mëson Kuranin dhe pastaj ua mëson atë të tjerëve”.
3. “Recitimi i Kur′anit nga faqet e Kuranit (domethënë shikimi në të dhe leximi i tij – jo nga kujtesa) e lehtëson dënimin e nënës dhe të babait të lexuesit, edhe sikur ata të kenë qenë jobesimtarë”.
4. “Çdo gjë në ekzistencë, madje edhe peshku në det, lutet për faljen e personit i cili ua mëson njerëzve Kuranin”.
5. “Këto zemra ndryshken, njësoj si ndryshket hekuri. Ato lëmohen përmes recitimit të Kuranit”.
6. “Kurani është amaneti i Zotit të Lartësuar për krijesat e Tija. Andaj është e pëlqyeshme për çdo musliman që ta ruajë këtë amanet dhe të lexojë të paktën 50 ajete të Kuranit çdo ditë”.
7. “Asgjë nuk është më vështirë për të duruar për shejtanin, sesa një person që e lexon Kuranin nga faqet e tij”.
8. “Ndriçojini shtëpitë tuaja nëpërmjet recitimit të Kuranit dhe mos i bëni ato si varre, ngjashëm me atë që hebrenjtë dhe të krishterët kanë bërë (duke mos kryer lutjet dhe adhurimin e Zotit në shtëpitë e tyre dhe duke e kufizuar këtë në sinagogat dhe kishat)”.
Në amanetin e tij të fundit për Aliun (paqja qoftë mbi të), i Dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha:
9. “O Ali! Të këshilloj ta lexosh Kuranin në çdo gjendje”.
Prijësi i Besimtarëve Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
10. “Shtëpia në të cilën lexohet Kurani dhe përmendet Zoti i Madhëruar, fiton bekime të shumta hyjnore, engjëjt janë të pranishëm në të, ndërkohë që djajtë do të jenë larguar prej saj. Përveç kësaj, ajo shtëpi do të shkëlqejë për njerëzit në qiell, ashtu si shkëlqejnë yjet për njerëzit në tokë”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 23, korrik/gusht 2017, fq. 11)