
FakteKëshille e PytjePër jetëPsikologjiShëndetësiSociologji
Dëmet e joseriozitetit
Hulumtimet kanë evidentuar se sëmundje të ndryshme siç janë gastriti, kokëdhimbja, anemia, pagjumësia, ankthi, stresi, ndenja e inferioritetit, nënçmimi, hutimi, dobësimi i vetëbesimit e i vullnetit janë pasoja fizike dhe mendore të zvarritjes së punëve dhe joseriozitetit.
Një nga efektet negative shoqërore që sjell joserioziteti është transferimi gradual i kësaj gjendje afektive tek të tjerët, sidomos tek anëtarët e tjerë të familjes dhe tek fëmijët. Dëmi më i madh i joseriozitetit dhe zvarritjes së punëve është ngadalësimi i procesit të zhvillimit dhe përparimit material e shpirtëror të njeriut.
Huazuar nga broshura e “Kolegjit Saadi”, Tiranë.
(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 21)