
Dashuria dhe arritja e qëllimeve
Për shkak të nevojës së fëmijëve për dashuri dhe dhembshuri, disa prindër e shfrytëzojnë këtë nxitje të fëmijëve të tyre për t’i arritur qëllimet e veta. Ata kërkojnë nga fëmijë e tyre t’i bëjnë gjërat e caktuara ose përndryshe nuk do t’i duan ata. Padyshim që, një shkallë e kontrollit mund të ushtrohet ndaj fëmijës në këtë drejtim, por, nëse vazhdohet me këtë strategji për një kohë më të gjatë, kjo mund të jetë e dëmshme, sepse fëmija mund të fitojë shprehitë e kryerjes së gjërave vetëm për të kënaqur prindërit dhe jo për të fituar leverdi për vete dhe për shoqërinë.
Ai fillon të vendosë lidhur me arsyen e punës duke marrë për bazë kënaqjen e ndonjërit. Ai nuk është i ndërgjegjshëm për atë se veprat e tij do të shndërrohen në mbarëvajtjen e shoqërisë dhe të njerëzimit në përgjithësi. Janë shumë prindër që vlerësojnë përfitimin personal më shumë se të mirën e shoqërisë. Fëmijët e tyre bëhen lajkatarë, hipokritë dhe mashtrues, sepse qëllimi i tyre në jetë bëhet kënaqja e të tjerëve me çdo kusht. Prandaj, prindi i mençur dhe i matur nuk do të shfrytëzojë dashurinë dhe dhembshurinë e fëmijëve për qëllime personale egoiste.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 11, korrik/gusht 2014, fq. 39)