
DASHI QË U BË QEN
Një burrë kishte një dash dhe po e çonte në pazar për ta shitur. Atë e panë katër hajdutë, të cilët ranë dakord që t’ja vjedhin dashin me një mënyrë të zgjuar. Ata vendosën që të uleshin përgjatë rrugës së pazarit. I pari u ul në fillim të rrugës së pazarit. I dyti u ul në çerekun e rrugës. I treti në gjysmën e rrugës dhe i katërti afër fundit të rrugës së pazarit.
Burri me dashin kaloi pranë hajdutit të parë. E përshëndeti dhe hajduti ia ktheu përshëndetjen. Më pas hajduti i tha: Përse e ke lidh qenin pas vetes dhe po e tërheq?! Burri e shikoi dashin dhe i tha hajdutit: Nuk është qen është dash dhe po shkoj ta shes në pazar dhe vazhdoi rrugën.
Pasi përshkoi një pjesë të rrugës u takua me hajdutin e dytë, i cili i tha: Përse e ke lidh qenin pas vetes dhe po e tërheq?! Burri i tha: Ky është dash dhe unë po shkoj ta shes në pazar. Mirëpo dyshimi filloi të ndihet në zemrën e tij. Ai filloi ta prekë dashin që të sigurohej se a është qen siç dëgjoi nga ai burri apo është dash ashtu siç besonte ai vetë?!!
Pasi përshkoi një pjesë rruge u takua me hajdutin e tretë i cili itha njësoj si dy të parët: Përse e ke lidh qenin pas vetes dhe po e tërheq? I zoti i dashit u habit dhe dyshimi iu shtua më shumë. Ai e shikoi hajdutin dhe nuk i foli, sepse filloi të bindet se pas tij kishte qen dhe jo dash.
Nga fundi i rrugës u takua me hajdutin e katërt i cili e përshëndeti të zotin e dashit dhe menjëherë i tha: Përse e ke lidh qenin pas vetes dhe po e tërheq?!!
Këtu burri u sigura se po tërhiqte qen dhe jo dash, sepse nuk është e logjikshme që të katër personat të jenë gënjeshtarë. Më pas iu drejtua hajdutit dhe i tha: Unë isha me nxitim dhe kujtova se ky qeni është dashi dhe e lidha pas vetes për ta shitur në pazar. Pastaj ai e zgjidhi litarin e dashit dhe e la të lirë. Me shpejtësi u kthye në shtëpi dhe filloi të kërkojë dashin e tij. Kështu, hajdutët morën dashin dhe u larguan të gëzuar.! Ndërkohë që dashi iku me hajdutët, qeni fjeti në mendjen e të zotit të dashit!!!
Kështu ndodh edhe ndryshimi i të vërtetave prej mjeshtarve të falsifikimit e të mashtrimit nëpërmjet mediave dhe mjeteve të informacionit në mbarë botën.
Është detyrë e jona që bindjen tonë, kulturën tonë dhe njohuritë tona mos i lënë në duart e hajdutëve, veçanërisht hajdutët e mendjeve dhe mendimeve./shoqata flladi/