
FakteIslamologjiKurioziteteMësime Islame
Ç’thotë Imam Aliu rreth lakmisë?
Hyrje
Lakmia është dëshirë e madhe dhe e pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë, etje e pashuar për diçka; synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo mënyrë.
Hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) kur u pyet se çka është lakmia, ai tha:
- “Të fituarit pak, duke humbur shumë”.
Lakmia
Hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) rreth lakmisë tha:
- “Lakmia është vuajtje e vazhdueshme”.
- “Lakmia e përul maturinë”.
- “Lakmia është kafshë bartëse e rraskapitjes”.
(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 151-152)