
Du'a LutjeFrazaIslamologjiMësime Islame
Ç’thotë Imam Aliu për dhikrin?
Ç’thotë Imam Aliu për dhikrin?
Imam Aliut (paqja qoftë mbi të) në lidhje me dhikrin – përmendjen e Zotit ka thënë:
* “Dhikri është një kënaqësi për të dashurit (muhibët)”.
* “Dhikri është vendtubimi i të Dashurit”.
* “Dhikri është qiriu i të devotshmëve (mutekinëve)”.
* “Kush e ka përmend Zotin në fshehtësi është sikur ta ketë përmendur me një masë të madhe të dhikrit”.
* “Besimtari përherë është në përmendjen e Zotit dhe në meditim”.
* “Përmendeni Zotin me një përmendje të veçantë dhe jetoni me të sepse do të keni një jetë e mirë, udhëtoni me dhikër në rrugët e shpëtimit”.
* “Dhikri është dritë e mendjes dhe jetë e shpirtit si dhe lehtësim i gjoksit”.
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 9)