
Çka duhet të bëjmë?
Çka duhet të bëjmë?
Nuk është e mjaftueshme që të përmendim vetëm përfitimet e kamotshme që i solli feja femrës muslimane përmes ligjeve islame. Ne duhet të zbulojmë dhe hulumtojnë se çka i ofrojnë ligjet islame sot femrës muslimane për një jetë më të mirë. Nuk dëshirojmë të bëjmë reforma në këto ligjet e kamotshme islame, sepse çdo gjë që është materiale ajo vjetrohet, ndërsa ligjet kuranore kurrë nuk vjetrohen dhe mbesin të njëjta dhe të dobishme për çdo kohë.
Ne nuk dëshirojmë të bëjmë reforma e risi, por dëshirojmë dhe punojmë për të larguar traditat çnjerëzore në shumë vende të botës, të cilat tradita, që ia etiketojnë fesë islame e mbajnë femrën muslimane të izoluar, të varur, të varfëruar, e në vende të ndryshme ka me miliona gra të privuara nga shumë hallalle dhe të drejta që ia ka lejuar Zoti e që ato nuk kanë guxim t’i kërkojnë e të mishërohen me dëshirën e Zotit.
Cili është mesazhi për femrat tona?
Mesazhi i përzemërt me ndjenja të thyera për gjendjen e motrave muslimane kudo që janë është ky: “Vazhdoni të jeni nëna, motra dhe bija të ndershme, ruani pastërtinë morale, merreni kontrollin e jetës suaj në duart tuaja, merruni me atë punë për të cilën keni prirje, talent dhe dashuri, pa marrë parasysh që nuk është në pëlqim me prindërit apo bashkëshortët tuaj, por me rëndësi është që këto lëvizje reformuese tuaja të jenë në pëlqim me Allahun. Të jeni të sigurta se nëse Allahu është i kënaqur me një punë tuajën e të tjerët nuk ju kuptojnë, do të keni telashe në jetë, por prapë merrni hapa dhe sakrifikoni për fëmijët e juaj, mos u frikësoni. Kur juve ju merret e drejta, më mirë është të bëhesh kurban për të drejtën dhe hakun tënd, sepse gjithsesi tanimë veç je kurban i padrejtësisë. Kërkoje të drejtën tënde, merr hapa në jetë, ia vlen të bësh ndryshime në të mirë duke pasur kujdes që me veprat e tua të mos e hidhërosh Allahun. Nëse je duke vuajtur për padrejtësitë që të tjerët t’i bëjnë, atëherë ashtu se ashtu je duke vuajtur, prandaj mos e kurse veten që të vuash duke kërkuar të drejtën, Allahu është ndihmës i të drejtëve”.
Ka ardhur koha t’i qasemi Islamit në një mënyrë më të re, më të mirë dhe më origjinale. Në këtë kohë, femra duhet të rifillojë rolin e saj të mirëfilltë që ajo meriton si një krijesë e dashur e Allahut të Lartësuar. Së fundi, mashkulli musliman do të jetë Xheneti ynë, i cili arrin të bëhet banor i Xhenetit duke respektuar edukatoren e njerëzimit, sepse Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Xheneti është nën këmbët e nënës”.
Autore: Ikballe Berisha Huduti
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 12-14)