FrazaKëshille e PytjePër jetë

Citate nga femra të famshme

Shkëlqimi

Njerëzit janë si xham i njollosur. Ata xixëllojnë dhe shkëlqejnë kur dielli është jashtë, por kur vjen terri, bukuria e tyre shfaqet vetëm në qoftë se aty është ndonjë dritë nga brenda” – Elizabeth Kübler-Ross, psikiatre zvicerane (1926-2004)

Si shpërndahet drita?

Janë vetëm dy mënyra për të shpërndarë dritën… të jesh qiri apo pasqyrë që do ta reflektojë atë” – Edith Wharton, noveliste amerikane (1862-1937)

Ç’është guximi?

Guximi është si muskul. Atë e forcojmë duke e përdorur” – Ruth Gordon, dramaturge amerikane (1896-1985)

Mënyra e jetesës

Në qoftë se nuk ndërrojmë, nuk rritemi. Në qoftë se nuk rritemi, ne nuk po jetojmë vërtetë” – Gail Sheehy, autore dhe gazetare amerikane

Ëndrrat tona

Mos i shkurto krahët e ëndrrave tuaja, ato janë të rrahurat e zemrës dhe liria e shpirtit tënd” – Flavia Weend, autore amerikane (1929-2015)

 Shikimi

Në çdo gjë shiko sikur po shikon për herë të fundit. Pastaj koha juaj në tokë do të mbushet me madhështi” – Bethy Smith, autore amerikane (1896-1972)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 1, nëntor/dhjetor 2009, fq. 33)

Të ngjashme

Back to top button