
Cili është qëndrimi i Islamit për telepatinë?
Pyetje:
Cili është qëndrimi i Islamit për telepatinë? A është e mundur që personat të “komunikojnë” përmes mendimeve ose që personi mund ta “ndjejë” se çfarë ndodhë te personi tjetër? Ju faleminderit paraprakisht.
Përgjigje:
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit.
Fillimisht ju falënderohem për pyetjen e parashtruar. Fjala telepati (greq. tele – distancë, largësi; pathe – ndjenjë) për herë të parë është përdorur nga Frederic Myers, njërit prej themeluesve të Shoqatës për hulumtime psikologjike në Angli. Mbase mund të themi se telepatia është një degë shkencore e cila në të kaluarën konsiderohej si diçka e ngjashme me magjinë ose të ngjashme me të, mirëpo sot ajo konsiderohet shkencë ose shkathtësi e cila mund të mësohet dhe të zotërohet, ndërkaq ajo i ka ligjet e veta. Sot gjërat si telepatia, hipnoza e të ngjashme me to, më nuk konsiderohen magji apo edhe në njohuri sekrete.
Nga pikëpamja islame telepatia si edhe çfarëdo shkathtësi tjetër, mund të mësohet e zotërohet dhe kjo nuk është e ndaluar – gjithnjë deri sa kjo njohuri nuk keqpërdoret ose me të nuk bëhet diçka e ndaluar ose që prish kufijtë e privatësisë së njerëzve.
Prof. Shahrijar Sulejmani
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 16, shtator/tetor 2015, fq. 41)