IslamologjiKëshille e PytjeShëndetësi

Cili është faktori kryesor që kërcënon më shumë diabetikët në kohën e agjërimit?

Faktori më i rëndësishëm dhe më i rrezikshëm është rënia e madhe e nivelit të sheqerit në gjak, që quhet ndryshe si “Hipoglicemia”. Kjo situatë e rrezikshme që shoqërohet me shenja të ndryshme si djersitja, turbullimi, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje të trupit, errësim të shikimit, këputje dhe në fund me të fikët, nëse nuk ndalet menjëherë përdorimin e pijeve të ëmbla, mund të shkaktojnë trauma dhe vdekjen e të sëmurit. Tek personat që preken disa herë nga Hipoglicemia, shfaqen shenjat e para të humbjes së vetëdijes.

Diabetikët që duan të agjërojnë duhet patjetër të konsultohen me mjekun dhe ta informojnë atë për emrin e ilaçeve që përdorin, sepse disa nga këto ilaçe që mbeten për një kohë të gjatë të trupin e njeriut mund të shtojnë mundësinë e prekjes nga Hipoglicemia. Në këtë rast mjeku mund të zëvendësojë ilaçet e vjetra me ilaçe më të përshtatshme.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 24.

Të ngjashme

Back to top button