
Cilësitë e besimtarit të sinqertë sipas Imam Aliut
Cilësitë e besimtarit të sinqertë
O robët e mi! Allahu më së shumti e çmon atë të cilin ai e ka ndihmuar kundër pasioneve të tij, andaj është pushtuar nga pikëllimi dhe i mbuluar me frikë. Në zemrën e tij flakëron kandilja e udhëzimit. Ai ka siguruar gosti për ditën e cila gjithsesi do të arrijë. Ai e afron kujton dhe shton veprat e tij. Pinë ujë të pijshëm nga burimet të cilët arrihen lehtë. Andaj pinë gjersa të ketë nevojë dhe zgjedh rrugën e sigurt dhe të dystë. Zhveshë veshjen e pasionit dhe lirohet nga brengat, pos brengave që i përkasin vetëm atij. Është liruar nga verbëria dhe shoqëria e njerëzve të cilët i ndjekin pasionet e tyre. Është bërë çelës për derën e udhëzimit dhe dry për derën e shkatërrimit.
E ka parë rrugën e vet dhe ecë nëpër të. E njeh shenjën e vet dhe i ka kaluar rreziqet e veta. Ka arritur përkrahjen më të sigurt dhe litarin më të fortë. Ndodhet në atë nivel të bindjes i cili është posi shkëlqimi i diellit. Për hir të Zotit Lavdiploti ai ka marrur përsipër kryerjen e veprave të famshme, duke vendosur çdo gjë në vend të vet dhe duke kthyer çdo degë në bazën e vet. Ai është kandil në errësirë, zhgaravitës i verbërisë, çelës i vështirësive, eliminues i ndërlikueshmërive dhe udhëheqës në shkretëtirat e hapura. Flet dhe është i kuptueshëm, heshtë dhe është i shpëtuar. Punon me sinqeritet për hir të Allahut, dhe Ai e zgjedh. Prandaj është si minierë e besimit të tij dhe si mbështetje e tokës së tij.
(“Nehxhul-Belaga (Shtegu i Elokuencës), fjalimet, letrat dhe fjalët e urta të hazret Imam Ali ibn Ebi Talibit”, mblodhi: Es-Sejjid esh-Sherif er-Radi, fjalimi 86, fq. 104)
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 32)