
Cilat janë disa nga shenjat e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes?
Kolla – Është shenja kryesore e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Ajo mund të jetë kollë e thatë (pa këlbazë), ose kollë e njomë (me këlbazë). Ndonjëherë, ajo mund të jetë shumë e mundimshme për fëmijën tuaj.
Ushqyerja – Fëmija nga 2-5 vjeç nuk është në gjendje të pijë, kurse fëmija nën 2 muaj, ndalohet të ushqehet mirë.
Temperatura – Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë.
Frymëmarrja – Fëmija mund të ketë periudha pa frymëmarrje ose mund të bëhet blu.
Zhurma gjatë frymëmarrjes – Fëmija mund të ketë frymëmarrje me zhurmë (gërhitje).
Përgjumja – Fëmija juaj mund të qëndroj i përgjumur. Shenja tjera mund të jenë: dhimbje e veshit, skuqja e tij dhe rrjedhje.
Ju të dashur prindër, u njohët me shenjat kryesore të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Në qoftë se ju do të konstatoni një ose disa prej këtyre shenjave, ju duhet menjëherë ta dërgoni fëmijën tuaj për vizitë tek personeli shëndetësor. Ato do të vendosin për gjendjen e fëmijës suaj dhe mënyrën e mjekimit. Për rastet që do te mjekohen në shtëpi ju duhet të respektoni këshillat e tyre për përkujdesjen, mënyrën e dhënies së barnave si dhe rikontrollin e fëmijës sipas afateve dhe kritereve të përcaktuara nga punonjësi i shëndetësisë.
Rëndësi ka përkujdesja ndaj fëmijës së sëmurë në shtëpi. Përveç mjekimit që do të rekomandojë mjeku rëndësi ka edhe ushqyerja e fëmijës. Ushqimi duhet të jetë i pasur me qëllim që fëmija, krahas barnave, të mundet t’i bëjë ballë sëmundjes. Kujdesia dhe ushqyerja e përshtatshme duhet të vazhdojë edhe për disa kohë pas kalimit të sëmundjes.
Ambineti ku mbahet fëmija me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes duhet të jetë i pastër, i ajrosur mirë dhe me temperaturë e lagështi të përshtatshme.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 50)