
Çfarë tha shkrimtari amerikan për Imam Husejnin?
Çfarë tha Washington Irving për Imam Husejnin?
Washington Irving (1783-1859) ka qenë autor, eseist, biograf, historian dhe diplomat amerikan. Ai në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) ka thënë:
“Imam Husejni ka mundur ta shpëtojë jetën e tij po t’i ishte dorëzuar vullnetit të Jezidit, mirëpo, përgjegjësia e udhëheqjes së Islamit nuk i lejoi që ai Jezidin ta njihte për kalif. Ai me të shpejtë u përgatit për të bartur vështirësitë dhe presionet me qëllim të çlirimit të Islamit nga kthetrat e Benu Umejëve. Nën diellin që përcëllonte, në tokën e thatë të diellit përvëlues të Arabisë shpirti i Husejnit është i pavdekshëm. O pelivan, o shembull i trimërisë, o princ i guximtarëve, o Husejn!”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor 2013, fq. 7)