
Çfarë tha Reynold A. Nicholson për Imam Husejnin?
Reynold A. Nicholson (1868-1945) ka qenë dijetar i letërsisë dhe misticizmit islam, përkthyes dhe orientalist i shquar anglez. Njihet si njëri ndër studiuesit dhe përkthyesit më të mëdhenj të Xhelaluddin Rumiut (Mevlanës) në gjuhën angleze. Ai në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) ka thënë:
“Benu Umejjët (Emevitët) ishin inatçorë dhe silleshin me despotizëm, i kishin lënë mënjanë ligjet islamike dhe i nënçmonin muslimanët. Kur e përsiasim historinë ajo na thotë: Besimi është ngritur kundër urdhërdhënësve oborrtarë dhe se pushteti fetar ishte ngritur kundër imperializmit. Historia, gjykon ndershëm se gjaku i Husejnit është në kurrizin e Emevitëve”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor 2013, fq. 8)