FakteFrazaHistoriKurioziteteOpinioneQerbelaja

Çfarë tha ish-kryeministri pakistanez për Imam Husejnin?

Çfarë tha Lijakat Ali Khan për Imam Husejnin?

Lijakat Ali Khan (1895-1951) ka qenë avokat, burrështates, politikan, njëri ndër themeluesit e Pakistanit, ministër i Financave, i Mbrojtjes, i Punëve të Jashtme si dhe kryeministri i parë i Pakistanit. Ai në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) ka thënë:

Kjo ditë e muajit Muharrem për muslimanët në gjithë botën ka një rëndësi të madhe. Në këtë ditë ka ndodhur njëra nga ngjarjet më pikëlluese dhe më tragjike të Islamit. Martirizimi i Imam Huseinit (paqja qftë mbi të), në të njëjtën kohë kur ngjarja e dhimbshme radhitet në fitoren përfundimtare të shpirtit të Islamit të vërtetë, ngaqë paraqet shembullin e dorëzimit të plotë vullnetit të Allahut. Ky leksion na mëson se sado që problemet dhe rreziqet të jenë të mëdha, ne nuk duhet të druajmë prej tyre, nuk guxojmë ta devijojmë rrugën e së vërtetës dhe drejtësisë”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor 2013, fq. 7-8)

Të ngjashme

Back to top button