
Çfarë tha Edward Gibbon për Imam Husejnin?
Edward Gibbon (1737-1794) ka qenë shkrimtar dhe historian i madh britanez, poashtu ishte anëtar i Parlamentit. Ai u bë i njohur me veprën e tij gjashtë vëllimëshe “The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (Historia e rënies dhe e shkatërrimit të Perandorisë Romake)”.
Ai në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) në librin e tij, vëllimin e pestë (botimi i vitit 1911), fq. 391-2 shkruan: “Edhe pse ka kaluar një periudhë e caktuar nga ngjarja në Qerbela edhe pse nuk jemi vendas me personalitetet e saj, megjithatë rëndësia dhe problemet të cilat i ka duruar Husejni, nxit ndjenja të rënda të poetëve më pikëllues, ashtu që zemra ndaj këtij njeriu të madh në vete arrin një lloj emocioni dhe mëshire”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor 2013, fq. 8)