HistoriKurioziteteOpinione

Çfarë tha diplomati amerikan për Imam Aliun?

Washington Irving (autor, eseist, biograf, historian dhe diplomat amerikan, 1783-1859) në lidhje me hazret Imam Aliun ka thënë:

Ai ishte nga dega më fisnike e klanit fisnik të Kurejshëve. Ai zotëronte tri cilësitë më të çmuara nga arabët: kurajën, gojëtarinë dhe zemërgjerësinë. Shpirti i tij i patrembur i kishte dhuruar titullin e Luanit të Zotit (Esedullah) nga Profeti; shembuj të gojëtarisë së tij mbeten në disa vargje dhe thënie të ruajtura mes arabëve; zemërgjerësia e tij shpalosej në ndarjen mes të tjerëve, çdo të premteje, të asaj që kishte mbetur në arkë. Për bujarinë e tij na janë treguar raste të panumërta; ashtu si dhe përbuzjen e tij fisnike të gjithçkaje të rreme e të ulët, si dhe mungesën në sjelljen e tij të çfarëdo gjëje të ngjashme me intrigën egoiste”.

Poashtu ky autor tha: “Ai ishte nga më të denjët e muslimanëve të parë, i cili e thithi entuziazmin e tij fetar nga shoqërimi me vetë Profetin, dhe e ndoqi deri në imtësi shembullin e tij. Ai përflitet me nderim si kalifi i parë që mori nën mbrojtje Letrat e Bukura. Ai u përfshi vetë në dellin poetik dhe shumë nga thëniet dhe proverbat e tij ruhen e janë përkthyer në shumë gjuhë. Unaza e tij mbante këtë gdhendje “Mbretëria i takon Zotit”. Një nga thëniet e tija tregon mungesën e vlerave që ai u jepte lavdive kalimtare të kësaj bote: “Jeta është veçse hija e një reje – ëndrra e të fjeturit””.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 38)

Të ngjashme

Back to top button