
Çfarë ngjyre ka aura juaj?
Ç’është aura?
Aura është një burim i energjisë që e rrethon trupin e një personi përgjatë gjithë kohës varësisht nga përvoja dhe rrethanat nga secili individ. Shkurtimisht, në esencë të njeriut ekziston kjo aurë dhe mund të kapet duke përdorur diçka të quajtur fotografia Kirlian ose elektrografia. Ndërsa shumë njerëz e konsiderojnë studimin e Auras si pseudoshkencore dhe e pabazuar, ky vazhdon të jetë një aktivitet shumë i popullarizuar dhe mund t’ju ndihmojë juve që të kuptoni pikat e forta dhe dobësitë tuaja në fushën energjetike.
Çfarë ngjyre ka aura juaj dhe çfarë nënkupton ajo?
E verdha
Tiparet kryesore e atyre të cilët mbizotërojnë aurën me ngjyrë të verdhë janë intelegjentë, logjikë dhe mendjeshpejtë. Ata mendojnë me kokën e tyre, jo me zemrën e tyre, dhe mund t’i lënë mënjanë emocionet e tyre dhe të merren me problemet të cilat lindin. Ata nganjëherë mund të punojnë vështirë, pasi që ata lulëzojnë kur mbërrijnë qëllimet e tyre. Personat me aurë të verdhë preferojnë ta kalojnë kohën vetëm, megjithëse nuk ndjehen të vetmuar. Ata nuk kanë shumë miq sepse ata i përzgjedhin me mençuri, por ata i duan dhe i admirojnë miqtë e ngushtë të miqve. Personat me aurë të verdhë dëshirojnë muhabete shumë intelegjente, ata nuk i duan bisedat e vogla të pakuptimta. Dobësia kryesore e këtyre personave është se nganjëherë mund të jenë shumë gjykues për vetën dhe të tjerët.
E kuqja
Siç keni menduar, personat me aura të kuqe posedojnë zjarr, natyrë të zjarrtë dhe nuk mund të zbuten lehtë. Ata e duan lirinë, aventurën dhe ekspertimin, ata mërziten shpejt. Personat me aurë të kuqe kanë një nivel të lartë të besimit në të gjitha fushat e jetës dhe normalisht nuk vuajnë nga sëmundjet mentale ose fizike. Ata i duan sportet dhe aktivitetet, kanë një natyrë të lartë konkurruese. Ata janë udhëheqës të lindur dhe nuk pëlqejnë që tjerët t’u tregojnë se çfarë duhet të bëjnë. Ata janë të hapur, të sinqertë, dhe nuk fshehin asgjë nga ju. Ata janë të drejtpërdrejtë. E vetmja dobësi e personave me aurë të kuqe është se nevoja e tyre për t’u ngritur në krye mund të djegë disa ura në rrugët e tyre.
Ngjyrë rozë
Personat me aurë ngjyrë rozë kanë bujari, ëmbëlsi dhe energji të afrueshme, japin dashuri lirshëm dhe janë romantikë të pashpresë. Ata gjithashtu janë empatik me një aftësi të çuditshme psikike me kreativitet të talentuar. Personat me ketë ngjyrë të aurës janë idealistë, gjë që e bën të vështirë që ta shohin botën ashtu siç është. Ata duan që ta ndryshojnë atë disi dhe konsiderojnë që misioni i tyre në jetë është që ta bëjnë këtë. Ashtu sikur personat me aurë të kuqe dhe njerëzit me aurë rozë janë shumë të sinqertë, dhe i japin çdokujt një shans. Sidoqoftë ata duhet të mësojnë që të ngriten për veten e tyre, sepse njerëzit kanë prirje të ecin përmbi ta për shkak të natyrës së butë.
E gjelbra
Nëse ti ke një aurë të gjelbër, atëherë ju keni një dashuri të patundur për jashtë dhe e konsideroni veten një dashuronjës të natyrës. Ti poashtu me gjasë ke një nivel të lartë të vetëdijes njerëzore dhe ushqehesh vetëm me ushqime të shëndetshme. Ti i mban këmbët vendosur në tokë dhe nuk sinkronizoni me idealet në qiell. Ju keni një qasje praktike dhe reale në jetë, mbani kujdes për veten dhe shtëpinë që ta mbani të lëmuar e të pastër. Ju gjithashtu gëzoni siguri dhe stabilitet, nuk u pëlqen që të ju ndodhin shumë ndryshime në jetën tuaj. Sidoqoftë, nganjëherë bëheni i ngurtë ndaj qasjes së jetës, kështu që përpiquni që t’u ec më rrjedhshëm.
Ngjyrë vjollcë
Kjo ngjyrë nënkupton aftësi të mëdha psikike dhe ndjeshmëri të lartë ndaj emocioneve dhe energjive. Njerëzit me ngjyrë të aurës vjollcë janë misterioz, me natyrë të qetë dhe mendojnë për të gjitha pyetjet e mëdha të jetës. Ata kurrë nuk pushojnë së eksploruari dhe duan që të mësojnë për tema të reja. Ata jetojnë shumë brenda mendjeve të tyre, por ata kanë shpirt të bukur. Personat me ngjyrë të tillë tentojnë të kalojnë një pjesë të kohës në natyrë dhe me kafshët e tjera, pasi që ata ndjehen të keqkuptuar nga shumica e njerëzve. Ata nuk kanë shumë miq, por ata i admirojnë dhe i çmojnë ata të cilët i kanë. Nganjëherë, njerëzit përfitojnë nga natyra e hapur e tyre, nga natyra e dashur, kështu njerëzit me këtë aurë kanë nevojë të bëjnë më shumë vetëkujdes që të mbrojnë energjinë e tyre.
E kaltra
Të poseduarit e një ngjyre të tillë është mjaft e rrallë, por kjo simbolizon forcën në komunikim dhe personalitet të fuqishëm. Siç mund të keni supozuar, kjo aurë nënkupton një natyrë të qetë dhe të butë, dhe kështu këta njerëz janë paqebërës dhe zgjidhës së problemeve. Ata mund t’i qetësojnë gjërat shpejt me një argument, dhe kanë një mënyrë të sinqertë, të drejtë dhe elokuencë për të komunikuar me njerëzit. Këta njerëz kanë një balancë të përsosur të të menduarit dhe të ndjenjave, dhe gjithmonë e thonë të drejtën në kohë të duhur. Megjithatë, ata nganjëherë mund të kalojnë shumë kohë në punë dhe të gjejnë kohë të mjaftueshme për lidhjet e tyre.
Ngjyrë ari
Personat me aurë ngjyrë ari ushqejnë dashuri për të gjitha gjërat e bukura dhe elegante të jetës Ata lulëzojnë duke qenë në qendër të vëmendjes dhe kanë jetë shoqërore aktive. Ata janë mikpritës, argëtojnë njerëzit, dhe u pëlqejnë që të kërkojnë ndihmë ose këshilla nga të tjerët. Këta njerëz nganjëherë mund të vijnë si të cekët për shkak të shijeve të tyre ekstavagante, por ata thjesht gëzohen duke u dhuruar njerëzve gjëra të mira dhe duke dekoruar hapësirën e jetës me ta.
E bardha e argjendtë
Njerëzit me këtë aurë janë shumë të talentuar dhe fleksibil në të gjitha fushat e jetës, njeriu me këtë aurë mund t’i përshtatet çdo situate. Është pothuajse njëjtë sikur ata që të formojnë vetë në çfarëdo që kanë nevojë të bëhen, dhe ata shkëlqejnë në arena të ndryshme të jetës. Ata tërheqin suksesin në të majtë dhe në të djathtë, dhe zakonisht bëhen udhëheqës dhe mësues të mirë. Njerëzit janë të tërhequr prej tyre për shkak të bukurisë së brendshme dhe të jashtme, por personat me aurë të tillë kanë nevojë të kenë kujdes që kjo të mos u shkoj në kokë.
E kafta
Njerëzit me aurë ngjyrë kafe të ndritur ose të errët kanë tendencë që të bëhen shpirtra të humbur, duke u përpjekur që të gjejnë vendin e tyre në jetë. Ata mund të bien brenda zakoneve të këqija, dhe kanë një imazh negativ për jetën. Ata tentojnë që të fokusohen shumë në të metat e tjerëve, duke harruar t’i adresojnë dhe t’i rregullojnë të tyret.
E zeza
Aura me pika të zeza shërben për të bllokuar fushën energjetike. Kjo gjithashtu mund të nënkuptojë çështje të thella, të pazgjidhura, depresion, zemërim, stagnim, pakënaqësi ose ndonjë emocion tjetër negativ tek njeriu.