
Çfarë mendon Morgan Freeman rreth ezanit?
Morgan Freeman mendon që thirrja islame për faljen e namazit është “e bukur”.
Morgan Freeman: “Një ndër tingujt më tërheqës dhe më të bukur në botë është thirrja muslimane për lutjen. Cila është origjina e kësaj?”
Imami/përkthyesi: “Thuhet (transmetohet) se një nga shokët e Muhamedit (pqmt) e kishte parë një vizion gjersa ishte në gjendje gjumi, ku dëgjoi këtë thirrje për lutje. Dhe pastaj, kur ai u zgjua, shkoi tek Muhamedi (pqmt) dhe i tregoi për këtë. Dhe ai (pqmt) e bëri atë (ezanin) në këtë ritual (namaz) duke e përdorur atë për të thirrur për lutjen çdo ditë, pesë herë çdo ditë”.
Morgan Freeman: “Muezini (thirrësi për lutjen), si zgjidhet ai? A mbani audicione (prova zëri)?”
Imami/përkthyesi: “Ka audicione ku ata (muezinët) do të dëgjohen nga njerëzit dhe ai (muezin) që ka zërin më të mirë do t’i jepet pozita”.
Morgan Freeman: “Allaaaaahu Ekber (Zoti është më i Madhi)… Si funksionon kjo?”
Imami/përkthyesi: “Duhet të punosh në të (në prova zëri)”.
Morgan Freeman: “Më duhet të punoj në të. Në rregull”.
Përkthim i lirë nga redaksia e revistës “Vlera”.