
Çfarë është agjërimi?
Agjërimi nuk nënkupton vetëm të ngrënit pak, por në fenë e pastër islame, agjërimi ka kuptime më të gjera. Mosngrënia dhe mospirja, moskryerja e marrëdhënieve seksuale, mospërdorimi i duhanit dhe distancimi nga veprime të qortueshme si përgojimi dhe mashtrimi, gjatë një periudhe një mujore, nga mëngjesi deri në aksham, përfshihen në agjërim. Kjo çështje është aq e rëndësishme saqë Profeti i nderuar (s.a.v.s.) thekson: “Ai agjërues që nga agjërimi fiton vetëm urine dhe etjen, është si ai që rri zgjuar gjithë natën dhe nga ibadeti i natës fiton vetëm pagjumësinë”.[1]
Agjërimi përbën zbatimin e një program të plotë dhe rigoroz shëndetësor ku përfshihen shëndeti i trupit dhe i shpirtit.
Sot është vërtetuar qartë se ngrënia e tepërt jo vetëm që dëmton shëndetin trupur të njeriut, por pengon dhe ngritjen shpirtëror të tij. Ngrënia e tepërt forcon tek njeriu ndjenjën e egoizmit, ambicies dhe arrogances, dobëson dhe streson shpirtin duke krijuar një njeri të mposhtur nga epshet. Në lidhje me këtë, Profeti i nderuar (s.a.v.s.) thotë: “Mos hani shumë ushqim, sepse ushqimi i tepërt dobëson forcën e gjykimit në zemër, trupi bëhet i ngathët në bindjen ndaj Zotit dhe njeriu bëhet i shurdhër përballë këshillave të drejta”.[2]
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 4.
___________________
[1] Amoli Tusi/661.
[2] Muhamed Reji Shahri, “Daneshnameh Ahadise Pezeshki”, vëll. 2, fq. 51, shtëpia botuese “Darul Hadith”, botimi i tetë, 2008 (sipas Udetul Dai, fq. 294, Eelamu Din, fq. 339, Biharul Anuar, vëll. 77, fq. 80).