Këshille e PytjeKuriozitetePër jetëSociologjiTregime Urtesie

Çfarë e bën të madh një udhëheqës?

Hyrje

Kjo video motivuese 2-minuta e 30-sekondëshe paraqet profesorin para studentëve duke ju dhënë një mësim se çka e bën të madh një udhëheqës.

Profesori: Në këtë kuti unë e kam fotografinë e njërit prej udhëheqësve më të mëdhenj të botës gjatë 100 viteve të fundit. Tani, kush mund ta gjej saktë se kënd e kam këtu? Do t’ju kaloj në një test të detyrave të shtëpisë. E unë e dua këtë, ky entuziazëm i juve është i madh. Xhoi, kush mund të jetë?

Xhoi: Steve Jobs.

Profesori: Mirë, mirë. Kesi!

Kesi: Nëna Terezë.

Profesori: Mirë, mirë. Nataniel!

Natanieli: Definitivisht duhet të jetë Luther King Junior.

Profesori: Supozime të mira, në rregull. Tani më lejoni të pyes: çfarë cilësish e bëjnë një udhëheqës të mirë? Keti!

Keti: Dikush i respektueshëm, që dëgjon atë që njerëzit kanë për të thënë.

Profesori: Mirë, Nataniel!

Natanieli: Besimi, inteligjenca, diçka e tillë.

Profesori: Mirë, më pëlqeni, mirë. Unë do t’ju jap kutinë juve, dhe kërkoj që të shikoni brenda dhe të shihni se kush është ky udhëheqës i madh, në rregull? Kështu që unë do t’ju jap këtë kuti juve, pastaj vetëm ta kaloj tek tjetri pasi që ta keni parë. Pra, çfarë po shihni aty Xhoi?

Xhoi: Unë e shoh veten time.

Profesori: Mirë, në rregull, çfarë mund të marrim mësim nga kjo? Çfarë mund të mësojmë nga kjo? Keti!

Keti: Që të gjithë ne jemi udhëheqës, dhe ne mund të bëhemi udhëheqës të së nesërmes. Nëse ne trokasim në potencialin tonë të plotë.

Profesori: Kjo është saktësisht e drejtë. Tani ka vetëm një person që mund të ju pengojë të jeni më të mirët që mund të jeni. Ai person jeni ju. Ju jemi i vetmi që mund të revolucionarizojë jetën tuaj. Ju jeni i vetmi që mund të ndikojë në lumturinë tuaj dhe në suksesin tuaj. Jeta juaj nuk duhet të ndryshojë kur shefi juaj ndërrohet, kur ndryshon karriera juaj. Jeta juaj ndryshon kur ju ndryshoni. Kur ju shkoni përtej besimeve tuaja kufizuese, kur ju e kuptoni se jeni i vetmi që është përgjegjës për jetën tuaj. Lejoni veten të jeni më të mirët që mund të jeni. Bota ka nevojë për liderë të mëdhenj tani më shumë se kurrë. Unë besoj në ju. Është koha që ju të besoni në vetet tuaja.

(Përktheu dhe përshtati: redaksia e revistës “Vlera”)

Të ngjashme

Back to top button