
Çeshmja e ujit për qentë
Feja islame dhe përkujdesja ndaj kafshëve
Dashuria e kafshëve dhe ndihma ndaj tyre është një cilësi e njerëzve të mirë, dhe këtë gjë e preferon feja islame. Në kohën kur nuk njiheshin të drejtat e kafshëve, i Dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tregoi për kujdesin që duhet ta kemi ndaj kafshëve, e sidomos ndaj dhënies së ujit. Njëherë i Dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha: “Një grua hebreje që ishte e përdalë, do t’i falen mëkatet Ditën e Gjykimit vetëm pse i dha ujë me këpucën e saj një qenit të etur i cili ishte pranë ngrodhjes gjersa ndodhej pranë një pusi”.
Çeshmja e ujit për qentë
Kjo video njëminutëshe paraqet një zbulim të ri inxhinierik që quhet “Çeshmja e ujit për qentë (the water fountain for dogs)”. Kjo i siguron qenit të mbetet i hidratuar gjatë vapës së verës. Ena me ujë mund të derdhet lehtë dhe vetëm zorra e ujit të shpie në shpërdorim. Kjo makinë lidhet thjesht me zorrën e ujit, pastaj qeni e lëshon ujin duke shtypur me putrën e tij përpara aparatit. Nuk është e lehtë në fillim, por praktika e bën të përsosur. Kjo çeshme uji i mundëson qenit të ketë ujë të freskët ditë e natë, edhe kur pronari nuk është përreth!
Qeni duke e aktivizuar me putër shmang humbjen e ujit dhe është e lehtë për t’u përdorur. Kjo çeshme nuk kërkon energji elektrike ose bateri, dhe nuk është një rezervuar uji apo që përman ujë të ndenjur. Sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta është e rëndësishme që qeni të hidratohet, madje edhe kur pronari është jashtë ose në punë. Kjo çeshme uji gjithashtu ju lejon për të rregulluar rrjedhën e ujit duke lejuar çdo kafshë sipas madhësisë që ta kënaqur atë.
(Përktheu dhe përshtati: redaksia e revistës “Vlera”)