Edukim i FëmijeveFamiljeFëmijet & RiniaFëmijët & RiniaKëshille e PytjePër jetë

Censurimi i kanaleve në TV për fëmijë

Hyrje

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se kohën e fundit kanalet televizive po shfaqin lloj-lloj emisionesh pa kaluar nëpër censurimin e moshës? Sa herë ju si prind bëni kontrollin e programeve gjatë kohës kur fëmija juaj është ulur pranë TV-së? Herë-herë TV-të bëjnë njoftime mbi moshën e lejuar për të shikuar programin në vijim, mirëpo a jemi pyetur se kush e ka bërë atë vlerësim? Kush janë ata që gjykojnë se cila moshë lejohet e cila jo për programin përkatës? A është bërë e ditur ndonjëherë për kriteret?

Censurimi i kanaleve

Gjersa për disa prindër zhveshjet nëpër emisione konsiderohen si të pamoralshme, disa të tjerë i marrin si shumë normale. Pra, asnjëherë nuk kemi parë se nëpër çfarë komisioni kalon një program për t’u përcaktuar mosha e lejuar! Në TV-të tona, qoftë tokësore, qoftë ato kabllore, transmetohen edhe filma vizatimorë shumë të pacensuruar. Nuk do të thotë që një film që ka personazhet e vizatuara, të jetë edhe edukativ. Përkundrazi, ne si prindër duhet të jemi shumë të vëmendshëm se çka u lejojmë fëmijëve tanë që të shikojnë e të marrin shembull.

Filmat vizatimorë

Në shumë filma vizatimorë, temë kryesore është bashkimi i një çifti, të cilët luftojnë me kundërshtarë për të arritur dashurinë e tyrë të jetës. Çka është kjo? Pse duhet një fëmijë që nga mosha 3 vjeçare të mësojë për dashurinë në çift, apo se si duhet puthur, apo se si duhet të luftohet, etj? Prindër të dashur, kontrolloni programet pranë të cilave fëmijët tuaj ulen për ta shikuar. Ato luajnë rol shumë të rëndësishëm përveç edukimit që ju i bëni.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 34)

Të ngjashme

Back to top button