
ÇDO VIT PËRSËRITET PYETJA: PSE E KUJTOJMË BETEJËN E KERBELASË?
ÇDO VIT PËRSËRITET PYETJA: PSE E KUJTOJMË BETEJËN E KERBELASË?
Në fakt, marrëdhënia jonë me Imam Hysenin (pqmt) shkon përtej të qenit revolucionar, reformator, sakrifikues dhe bamirës. Është marrëdhënia e xhematit me
imamin, të cilin e ndjekin dhe marrin prej tij fjalët, veprimet dhe udhëzimet. Ai xhemat duhet të njihet me atë që bëri Imam Hyseni (pqmt) dhe të përpiqet me sa
mundet të jetë përkrahës i Imam Hysenit ( pqmt), duke kundërshtuar padrejtësinë dhe të padrejtët.
Prandaj, ne e rikujtojmë betejën e Kerbelasë, për ta jetuar atë brenda vetes sonë, për të parë përmes saj, se ku jemi ne me kënaqësinë e Allahut, me të vërtetën, me drejtësinë dhe me çdo gjë që ishte i interesuar Imam Hyseni ( pqmt). Në ato momente, midis të tjerash, Imam Hyseni, ka thënë: “Këta njerëz i binden shejtanit dhe e kanë braktisur bindjen ndaj të Gjithëmëshirshmit, shfaqën shthurjen dhe prishën kufijtë, parapëlqyen këtë botë; e bënë hallall atë që Allahu e ka bërë haram (e ka ndaluar) dhe e bënë haram (të ndaluar) hallallin (të lejuarën) e Tij. Unë duhet ta pastroj këtë llum!”.
Kur vjen dita e përkujtimit të betejës së Kerbelasë, duhet të hyjmë në të me mentalitetin e reformatorëve dhe të ndryshuesve. Të mos pranojmë shthurjen, padrejtësinë dhe devijimin. Të mos i lavdërojmë të shthururit, zullumqarët dhe të devijuarit, të mos i mbështesim, të mos justifikojmë veprimet e tyre dhe të mos i bëjmë të ndihen të sigurt.
Le t’i përmbahemi porosisë së të Dërguarit të Allahut (pqmtft): “Ai që sheh një sulltan tiran, që e ka bërë hallall haramin e Allahut, thyen besëlidhjen e Tij, vepron në kundërshtim me Sunetin e të Dërguarit të Allahut, vepron me robtë e Tij me mëkat dhe agresion, nëse nuk e ndryshon me fjalë e as me vepër, është e drejtë e Allahut që ta fusë në Xhehenem”.
Paqja qoftë mbi Imam Hysenin (Paqja qoftë mbi të!) dhe mbi dëshmorët e Kerbelasë!
Respekt e nderime pafund për të gjithë ata që mbajtën të ndezur pishtarin e Imam Hysenit (Paqja qoftë mbitë!) në trojet shqiptare: hoxhallarë, baballarë, shehlerë, muhiba e dervishë.
Marrë nga libri: Ashurja, mesazh për reformimin dhe unitetin