FakteKëshille e PytjeKurioziteteShëndetësi

Bukë të zezë apo të bardhë, cilën duhet të hamë?

Ekspertët me anë të këtij artikulli na këshillojnë se cila bukë duhet të jetë pjesë e tryezës tonë, e bardha apo e zeza. Ja këshillat e tyre:

Buka e bardhë

Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënet e gjakut).

Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin. Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori. Në këtë mënyrë mielli ka humbur: të gjithë acidet lyrore të pangopura, 50% të kalciumit, 70% të fosforit, 80% të hekurit, 98% të magnezit, 50-80% të vitaminave B dhe të gjithë vitaminën E.

Pra ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë. Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që çojnë në probleme te ndryshme, vecanërisht të aparatit tretës.

Buka e zezë

Buka e zezë bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me farë buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzjerjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese. Kur buka është bërë me farë buke është shumë më e tolerueshme për aparatin tretës.

Këto buke përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë përmban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajne nga diabeti.

Redaksia e revistës “Vlera”.

Të ngjashme

Back to top button