Edukim i FëmijeveFëmijet & RiniaFëmijët & RiniaIslamologjiKëshille e PytjeMësime IslamePër jetë

Bashkëpunimi i prindërve në edukimin e fëmijës

Hyrje

Nëse prindërit në edukimin e fëmijës kanë bashkëpunim dhe pajtim, patjetër do ta arrijnë rezultatin e dëshiruar. Por, nëse ndodh e kundërta, pra nëse kanë mospajtime me njëri-tjetrin, nuk do të arrijnë rezultat të mirë. Fëmija duhet të ketë njohuri për detyrat e tij, në mënyrë që kur babai i thotë ndonjë gjë, nëna ose gjyshja ndonjë gjë tjetër, të mos ngel i hutuar, duke mos ditur si të veprojë. Prindërit janë shembull për fëmijën. Prindërit, duhet të veprojnë në atë mënyrë që vetë fëmija të jetë në gjendje të dallojë dhe përcaktojë sjelljen e mirë dhe atë të keqe. Në shtëpinë, ku prindërit janë të një mendimi të njëjtë, fëmija do të rritet i qetë dhe me sjellje të mirë. Kurse, në atë shtëpi, në të cilën midis prindërve ekziston përçarje, grindje dhe mosmarrëveshje, fëmija do bëhet nevrik, i pamoralshëm dhe i lazdruar.

Edukimi me anë te veprës, e jo të gjuhës

Shumica e prindërve edukimin e konsiderojnë vetëm këshillë, urdhër dhe ndalim. Pikërisht për këtë arsye, në kohën kur fëmija e arrin moshën e adoleshencës dhe e kupton të mirën dhe të keqen, fillon me këshillimin e tij, duke mos pasur parasysh se një veprim i tillë është plotësisht i gabuar. Prindërit duhet ta dinë se edukimi i fëmijës fillon që nga dita e parë e lindjes së tij. Fëmija, me anë të shikimit filmon dhe percepton gjithçka përqark dhe tek ai ndikon çdo sjellje e mirë ose e keqe e prindërve.

Në mënyrë të ngadalësuar, duke u rritur, ai imiton veprat e të rriturve. Fëmija, shikimet e veta i mban vazhdimisht në drejtim të prindërve, sjellja dhe fjalët e tyre, ai e humbet besimin tek ata nëse sheh diçka të keqe. Nëse prindërit dëshirojnë që të kenë një fëmijë të pastër, të zgjuar, dashamirës, të sjellshëm, besimtar dhe bamirës, me anë të veprave duhet t’ia mësojë atij këto vepra të merituara. Hazret imam Aliu (a.s.) ka thënë: “Ai i cili është prijës i njerëzve, së pari duhet ta edukojë veten, më pas të edukojë të tjerët me anë të gjuhës, duhet t’ia mësojë sjelljen të tjerëve me anë të sjelljes së mirë të vet”. Ai gjithashtu ka thënë: “Respektoji të rriturit që edhe fëmijët  tuaj t’u respektojnë juve”.

Autor: Prof. Abdulfazl Beni Ahmedi

(Revista “Vlera”, nr. 1, nëntor/dhjetor 2009, fq. 7)

Të ngjashme

Back to top button