
Bamirësia e buzëqeshjes
Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) na nxit të buzëqeshim, kur thotë në një hadith: “Buzëqeshja juaj për të tjerët është bamirësi”.
Buzëqeshja na ndihmon të kemi gjendje të mirë shpirtërore sepse kur buzeqeshim, trupi ynë dërgon një mesazh “jeta është e mirë”. Psikologët thonë se kur buzëqeshim, trupi ynë funksionon më mirë, përmirësohet shëndeti ynë, ulet stresi dhe bëhemi më tërheqës për të tjerët. Ata thonë se buzëqeshja mund t’u japë të tjerëve më shumë kënaqësi se diçka që hahet apo pihet. Prandaj ata besojnë se po të buzëqeshësh, zgjatet jeta. Ja disa nga të mirat që ka buzëqeshja:
1. Njerëzit u afrohen atyre që buzëqeshin sepse i bëjnë për vete me gëzueshmërinë e tyre.
2. Buzëqeshja na ndihmon të kemi gjendje të mirë shpirtërore sepse kur buzëqeshim, trupi ynë dërgon një mesazh “Jeta është e mirë”.
3. Buzëqeshja na bën të dukemi të suksesshëm sepse ai që buzëqeshë, ka më shumë besim në vetvete.
4. Buzëqeshja e forcon sistemin imunitar sepse e ndihmon atë, të funksionojë më mirë.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 49)