AktualiteteEdukim i FëmijeveHistoriKëshille e Pytje

ATDHEU (poezi)

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.

Ty për ditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj,
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.

Ti i ke parë gjysh-stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtrat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.

Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë.
Dhé, pse ha, o dhé, ti bijt’ e tu të mjerë,
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.

Begatoje, o imzot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
Gas për jetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi!

Naim Frashëri, “Tehajjulat – Ëndërrime”, shqipëroi: Vexhi Buharaja, botues: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë 2005, fq. 130-132.

Të ngjashme

Back to top button