AnketaIslamologji

Anketa e Vlera-së për Muajin Ramazan

Prej kur e agjëroni ramazanin, a hasni në vështirësi? A ju kap etja o uria shpesh e shumë, a e shoqëroni me namaz agjërimin, në shtëpi apo në xhami?

Mehmet Rama

Agjërimin dhe namazin kam filluar qysh herët, i vogël, dhe prej atëherë e deri më sot në moshën 85 vjeç, kam agjëruar e vazhdoj ta agjëroj, në rini e kam pasur shumë lehtë, ndërsa tani që jam plakur pak ma zor, por nuk po dorëzohem dhe pse kur ka qëlluar ramazani në ditët e nxehta ka qenë jo lehtë, kjo sepse unë punoj bahqen e
më ka takuar që të duroj temperatura të larta, po Zoti më ka dhënë fuqi që të mos ta prish agjërimin, më herët shkoja i falja teravitë në xha- mi, ndërsa tani nuk mundem të eci, sepse dhe xhamija gjendet 3km larg nga shpija ime, në xhami shkoj të falem vetëm të xhumave, kurse 5 kohët e namazit i kryej në shtëpi.

Sara Beka
Unë kam filluar të agjëroj prej moshës 14 vjeçe, në fil-
lim e kam pasur jo të lehtë, e mbaj mend se agjëroja një ditë po, tjetrën jo, pra me ndërprerje ngaqë nuk duroja
pa ngrënë o pirë. Po mandej duke e praktikuar kështu, e kisha shumë të lehtë, agjëroj për shpirtin tim në mënyrë që Zoti të më mëshirojë, e të mos më ndëshkoj për gabimet pa vedije o me vedije të cilat i kam bërë. Përg-
jatë agjërimit, në ditët e gjata të ramazanit më ndodh që të habitem keq duke pirë një gllënjkë ujë, o duke futur diçka prej ushqimeve në gojë, por në atë moment e kuptoj se jam duke agjëruar dhe e ndërpres sigurisht. Shkoj në xhami me shoqe, për të falur teravitë zakonisht.

Elmaze Latifi

Fillimisht unë kam agjëruar ramazanin në moshën18 vjeçe, ngase namazin
nuk dija ta falja, dhe thënë drejtën e ndjeja agjërim-
in të mangët pa namaz, por vazhdimisht i lutesha Zoiqë të mos ndaloj frymën, të
mos ma marrë shpirtin pa e vënë ballin në sexhde, dmth pa e falur namazin dhe Zoti shumë shpejt ma plotësoi ëndrrën, dëshirën e kamotshme për t’iu përkulur Atij dhe bërë dua në sexhde. Gjithmonë përpiqem qëtë jem shumë e devotshme me veten, njerëzit, Zotin. Agjërimin e kam pasur gjithnjë të lehtë, pothuajse, rrallëherë a hiç më ka ndodhur që të ik nga mendja se jam duke agjëruar e të ngrënë diçka. E fali namazin dhe përgjatë muajit të  shenjtë gjithashtu. Në xhami shkoj ndonjëherë sepse nuk kam me kënd dhe xhamin e kam jo
afër shtëpisë.

Egëzona Rama

Agjërimin e kemi obligim nga Zoti, mirëpo unë nuk agjëroj vetëm përgjatë mua-
jit të shenjtë, por dhe muajve tjerë, ditëve tjera, të hënave
dhe enjteve, zakonisht. Kam filluar të agjëroj qysh 13 vjeçe, e mbaj mend agjëro-
ja vetëm 10 ditë afërsisht tëmuajit të madhërishëm, sepse nuk e duroja et-
jen, urinë, e herë habitesha e ushqehesha o pija. Prej moshës 16 vjeçe vazhdoj agjëroj pa ndonjë
vështirësi, gjithashtu edhe fal namazin, vetëm në shtëpi, pas iftarit deri në syfyr qëndroj zgjuar
duke pritur e përgatitur atë.

Të ngjashme

Back to top button