IslamologjiKëshille e PytjeShëndetësi

Agjërimi tek të sëmurët nga zemra dhe enët e gjakut

Studimet tregojnë se agjërimi i drejtë tek një person i shëndetshëm duke reduktuar faktorë të rrezikshëm si ulja e nivelit të yndyrës në gjak, ulja e peshës, rrallimi ose lënia e duhanit dhe ulja e nivelit të hemocistinës në gjak, parandalojnë sëmundjet e zemrës por çështja ndryshon për personat e prekur nga sëmundjet kardio-vaskulare.

Sëmundjet e zemrës janë të llojeve të ndryshme nga sëmundjet e valvulave të zemrës, venave të zemrës, si dhe të sëmundjeve të muskujve të zemrës dhe në çdo rast në varësi të kushteve të të sëmurit mund të vendoset nëse lejohet ose jo agjërimi. Megjithëse në të gjitha këto raste është i nevojshëm me mjekun specialist kardiolog, në mënyrë të përgjithshme mund të jepen disa këshilla për këta të sëmurë.

* Të sëmurët që vuajnë nga bllokimi i venave të zemrës, të cilët mjekohen me ilaçe të tilla si aspirina, nitrokontina dhe nitroglicerina dhe që janë të detyruar që ilaçet e tyre t’i konsumojmë në kohën e caktuar, nuk lejohen të agjërojnë sepse nëse nuk konsumojnë në kohën e caktuar ilaçet e zemrës, të sëmurët përballen me pasoja të pariparueshme si shtimi eventual i mundësisë së infarktit të zemrës, zmadhimi i zemrës dhe rrjedhja e mushkërive dhe të gjitha këto raste janë tepër të rrezikshme.

Principi i përgjithshëm në të gjitha sëmundjet

* Të sëmurët që për kontrollimin e sëmundjes së tyre detyrohen të përdorin ilaçe gjatë ditës, nuk lejohen të agjërojnë.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 26.

Të ngjashme

Back to top button