IslamologjiMësime IslameShëndetësi

Agjërimi si faktor i ngritjes shpirtërore dhe i qetësimit të mendjes

Sot, nga aspekti shkencor është vërtetuar se agjërimi jo vetëm që ndikon në ngritjen shpirtërore të njeriut, por edhe në qetësimin e gjendjes psiqike dhe mendore të tij. Është vërtetuar shkencërisht se në kohën e agjërimit rritet ndjeshëm sasia e hormoneve[1] si Androfina[2] në gjak, çka ndikon në përmirësimin e dukshëm të gjendjes shpirtërore dhe psikike të agjëruesit. Kjo bëhet shkak për një gjendje të qetësuar mendore tek njeriu dhe për rritjen e nivelit të përqendrimit të agjëruesit.

Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 5.
____________________
[1] Hormonet, janë molekula të vogla të cilat kanë funksione të rëndësishme në trupin e njeriut: p.sh.: Insulina e cila luan rolin e kontrollit të sheqerit në gjak, është një prej hormoneve.
[2] Androfina e cila njihet gjithashtu si edhe morfina e brendshme e trupit bëhet shkas që njeriu të ndjehet i shëndetshëm dhe mirë. 

Të ngjashme

Back to top button