
Agjërimi i të sëmurëve nga anemia
Anemitë shfaqen në lloje të ndryshme. Por më të përhapura janë anemitë që shkaktohen nga mungesa e hekurit. Format e anemisë që nuk shkaktojnë shqetësime në zemër dhe probleme të tjera mund të kurohen me anë të medikamenteve dhe të prekurit nga kjo sëmundje munden qe medikamentet e tyre ti përdorin gjatë iftarit, syfyrit ose në mesnatë dhe si rrjedhim nuk problem me agjërim.
Por anemikët që vuajnë nga mungesa e madhe e hekurit dhe nga çrregullime të tjera sidomos në zemër, është më mirë të mos agjërojnë. Të prekurit nga anemia që vjen si pasojë e kancerit në gjak dhe që kurohen nëpërmjet kimioterapisë apo dializës, në të shumtën e rasteve nuk lejohet të agjërojnë.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 28.