Du'a LutjeIslamologjiKëshille e PytjeMësime IslameTregime Urtesie

ADHURIMI I HAZRETI FATIMES (paqja qoftë mbi të)

Imam Hasan el-Basriu ka thënë: “Nuk ka femër në këtë ummet (popull) e cila do të ishte më e bindur tek Allahu se Fatimja. Ajo ka ditur të falej derisa i janë ënjtur këmbët”.

Në librin “Idat ed-dai” është shënuar: “Gjersa falej, Fatimja merrte frymë me ritëm të shpejtuar për shkak të frikës ndaj Allahut… Posaçërisht janë impresive duatë e saj drejtuar Allahut të Madhërishëm. Ajo e kuptonte thellësisht rëndësinë e adhurimit dhe lutjes, ashtu që rrinte me kënaqësi para Zotit. Tërë kjo nuk ishte e çuditshme, ngase e shikonte babanë e saj që falej gjatë në orët e natës”.

Redaksia e revistës “Vlera”.

Të ngjashme

Back to top button