
A PËRMENDET HAZRETI FATIMJA NË KURAN?
AJETI PËR SAKRIFICËN E SAJ
Arabisht:
Transliterimi:
8. Ve jut‘imūnet-ta’āme ‘alā hubbihī miskīnen ve jetīmen ve esīrā.
9. Innemā nut‘imukum livexh’hil-lāhi lā nurīdu minkum xhezāen ve lā shukūrā.
Përkthimi:
“Ata janë që për hir të Tij u japim ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim”. (Surja el-Insan (ed-Dehr), ajetet 8-9)
SHKAKU I ZBRITJES SË AJETIT
Shkakun e shpalljes së këtij ajeti e kanë dëgjuar të gjithë muslimanët. Imam Hasani (a.s.) dhe Imam Husejni (a.s.) ishin sëmurë dhe Hazreti Fatimja (s.a.) me Imam Aliu (a.s.) ishin zotuar se do të agjëronin tri ditë për shërimin e fëmijëve. Ata u shëruan dhe këta të dy filluan të agjëronin. Imam Aliu (a.s.) kishte prurë pak elb dhe Hazreti Fatimja (a.s.) kishte përgatitur bukën prej tij. Gjatë kohës së iftarit, në derën e shtëpisë trokiti një i varfër (miskin) dhe këta ia dhanë bukën atij. Natën e dytë u paraqit një jetim dhe të tretën një i zënë rob. Edhe këtyre ia dhanë bukën e përgatitur për vete dhe pastaj zbriti ajeti i lartpërmendur.
Redaksia e revistës “Vlera”.