
A munden të sëmurët që vuajnë nga aritmia e zemrës të mbajnë agjërim?
Aritmia në shumicën e rasteve përbën një çrregullim që ka nevojë për respektimin e regjimit ushqimor, aktivitet të përshtatshëm dhe ç’është më e rëndësishmja, përdorim në kohë të ilaçeve. Në këtë rast, ndërprerja e përdorimit të ilaçeve, ose zgjatja e periudhës së përdorimit të ilaçeve mund të shkaktojë pasoja të rrezikshme si mpiksja e gjakut, infarkti në tru, probleme në mushkri, etj.
Si rrjedhim këta persona është më mirë të mos agjërojnë. Përveç çrregullimeve elektrolite, si p.sh. çrregullimi i densitetit të kaliumit në gjak, gjatë agjërimit kjo mund të shkaktojë edhe përshpejtimin e procesit të aritmisë.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 27.