
A mund të agjërojnë të sëmurët me dializë?
Të sëmurët me probleme në veshka të cilët kurohen me anë të dializës nuk duhet të agjërojnë, sepse tek ata është i lartë niveli i lëndëve helmuese e sidomos i uresë në gjak, që shkakton mungesë të oreksit. Si rrjedhim në këtë grup bëjnë pjesë edhe të sëmurët të cilët për arsye të ndryshme gjatë urinimit shkarkojnë proteina.
Një tjetër pikë e rëndësishme që bëhet shkak për ndalimin e agjërimit tek të sëmurët me dializë është fakti se këta të sëmurë që për një kohë të gjatë ndodhen nën efektin e dializës, për arsye të konsumimit të ushqimit natën, të çlirojnë më shumë kalium dhe lëngje të ndryshme çka është tepër e rrezikshme për zemrën dhe shkakton probleme serioze në të dhe në aparatin e frymëmarrjes. Vlen të theksohet se dializa kryhet në dy forma:
* Dializa me anë të tubacionit, nëpërmjet së cilës sasi e madhe uji hyn çdo ditë në bark, dhe
* Dializa me anë të gjakut, që kryhet zakonisht tre herë në javë. Në të dyja rastet e dializës nuk këshillohet agjërimi.
Një grup tjetër i të sëmurëve që duhet të mos agjërojnë, janë të sëmurët që kanë gurë në veshka si pasojë e çrregullimit në gjëndrën e para tiroidit.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 25-26.