IslamologjiKëshille e PytjeShëndetësi

A lejohet të agjërojnë të sëmurët me probleme në valvulën mitrale?

Zakonisht rënia e valvulës mitrale, në format e zakonshme nuk krijon probleme për agjërimin por në raste të jashtëzakonshme që shoqërohen me zgjerimin e valvulës mitrale dhe që kanë nevojë për kujdes të veçantë, ekziston mundësia që të mos agjërohet. Si rrjedhim është e nevojshme që të sëmurët me këtë problem patjetër para agjërimit të konsultohen me mjekun specialist dhe të bëjnë një eko të plotë të zemrës dhe të agjërojnë në bazë të këshillave të mjekut.

Përsëri ju rikujtojmë se rënia e valvulës mitrale, në raste të zakonshme nuk përbën problem për agjërimin.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 27-28.

Të ngjashme

Back to top button